Jam në Itali dhe e shijova pa masë fitoren e Majlinda Kelmendit në Olimpiadë, sepse në finale ajo mundi pikërisht Odette Giuffrida.
Mediat e këtushme nuk lanë pa përmendur që është medalja e parë për Kosovën e natyrisht është historike që ky shtet i porsa njohur nga Komiteti Olimpik të arrijë një sukses të këtillë.
Vetë Majlinda është sjellë si një profesioniste e vërtetë, por në të njëjtën kohë idealiste. Ndryshe nga shumë atletë shqiptarë, ajo ka preferuar të garojë për shtetin e saj.
Natyrisht, nuk kemi pse paragjykojmë zgjedhjet e këtyre sportistëve të tjerë. Fjala vjen, Sahit Prizreni në një intervistë të para do kohëve, më rrëfente se stërvitej me gjysëm tapeti, meqë palestra ku punonte nuk kishte vend për ta shtrirë të gjithin, ndaj i priftë e mbara me Australinë.
Majlinda bëri të sajën. Nuk deshi ngjyrat e Gjermanisë dhe zgjodhi një nga shtetet tona, por i jati me shumë të drejtë ia dedikoi këtë triumf të gjithë shqiptarëve.
Në mediat e Kosovës, kampionia është në majë të Olimpit, në Shqipëri është parë më ftohtë dhe kjo mund të kuptohet. Çasti i ngritjes së flamurit të Kosovës, shoqëruar me atë himn pa gojë, nuk është se ngre peshë të gjithë shqiptarët.
Këtu ma merr mendja se ka për të patur vend për polemika dhe në të ardhmen për sporte të tjera jo individuale si futbolli a basketi. Pyetja është a do gëzojnë të gjithë shqiptarët me aq dëshirë dhe hare, kur të jetë Kosova që të shkojë në Europian dhe jo Shqipëria?
E vështirë do të jetë me atë flamur blu, me atë njollë të verdhë në mes dhe me ato yje, të cilat një politikan i mirënjohur i mori për shenjat e fjalëkalimit.
A mund të çohen peshë tifozët kuq e zi, plisat dhe ballistët, kur të lëshohet ai himn pa fjalë, ku muzika i tërheq këmbët zvarrë? Një qind herë më mirë të ishte himn i Kosovës “Xhamadani vija-vija”.
Tani për tani nuk ka shumë zgjidhje. Mendoj se duhet të mësohemi që fitoret e kësaj natyre janë të të gjithëve, ani se ka dy shtete.
Pra, me pak fjalë Majlinda në të ardhmen dhe kushdo tjetër duhet të ketë në tutë, bluzë edhe simbolet kombëtare, sepse kjo ideja e dy shteteve edhe mund të shtyhet, por e dy kombeve është krejt marri.
Ashtu si ndodh me Rita Orën, Dua Lipa (apo Bebe Rexha nesër), të cilat bëjnë koncert si në Prishtinë, si në Tiranë, edhe Majlinda Kelmendi duhet të pritet me madhështi edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë nga kryeqeveritarët, presidentët, autoritetet e Komiteteve Olimpike.
Kështu mund t’i japim një farë kuptimi edhe atij himni memec që i ka ngrënë pula gërmat.
Cdo ne Itali mo turi lope, me emrin Enkel Demi, apo te kruhet marmida prapa dhe meqenese jane shtuar keta muhamedanet aty, je qe je po te futin ndonje tegel, qe te cosh ne Cameri ndonje korrozi arabesk.
Ti Pipe bej nje pipe per vete ate bej ti mor kaqol…
Sakte!
E para, emrat ne gjuhen shqipe lakohen. Si te perveçem a te pergjithshem, si vendas dhe te huaj, si per sende, ashtu dhe per frymore apo toponime gjeografiko politike (shtetet, qytetet, malet detet, etj). Ky eshte tipar themelor i gjuhes Tone amtare. Mos u jep mend te tjereve kur ti i pari ben lemsh dhe rregullat me paresore morfologjike e fonetike. Gramatika e gjuhes shqipe behet sipas rregullave te Shqipes e jo te anglishtes apo spanjishtes. Sepse nuk ka gomarllek me te madh se t i besh gjerat pergjysme, te lakosh Kosoven e Australine dhe jo Odetë Xhufriden.
P.s. edhe himni spanjoll eshte pa fjale, por jo pa dinjitetin dhe krenarine e secilit himn tjeter.
Ore DUD flamuri shteti himni të gjithë i kemi të imponuar, shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë ata që i e ndihen shqiptar me zemër jan për një shtet të përbashkët SHQIPËRI.
Po çfarë të bëjmë që nuk jemi ende, kush ka jetuar nër një okupimi si ai i Serbisë që shumë familje shqiptare kan të vrarë familjar nga ky shtet për qdo dekad ja di vleftën këtij himni.
PËR ATË KOSOVA ME HYMN APO PA TË, ME FLAMUR TË KALTËR APO TË VERDHË ËSHTË ME VLERË TE MADHE,
AI QË KA BARKUN PLOT NUK JA DI TË URITURIT,
Një popull i shkelur nga një popull tjetër është krejt ndryshe sesa nga një pushtet i popullit.
po gjithmon kemi degju per ankesa te sportisteve shqipetare duke lane fajtor shtetin,por askush nuk pyet a kane qene korrekt me qenjen e tyre njerzore,a mos valle te qenurit nga shqiperia te jep te drejten te mirresh me krim dhe prostitucion qe ne media tani me te madhe ne perendim ka ringjall lajmin per rastet e putave e sjellin nje shifer marramendes te 50.000 vajzave,dhe krimin e organizuar qe nje te huaj e lajthit nga mendja dhe e bene qe te na urrej,vendi nuk eshte fajtor por te qenurit jo njerzore, ne vend se te ishin 500 sportiste me fame boterore kemi imazhin e fames se te degraduareve
o te pafytyre qe perdorni nacionalizmin per interesa personale ! Pse nuk thua me pare te ndryshohen fjalet e hymnit qe jane skandal demode po sta mban bytha or cope e injorantit !
z. enkel doda po edhe flamuri shqiptar flamur bizantin eshte, edhe himni eshte kenge popullore vllehesh rumanie
kshu qe mo u merzit se nuk ke humbur gje.