Mendoj se në Shqipëri, nuk ishte rastësi dhe as meritë e Enver Hoxhës që u instalua komunizmi më i egër në Evropë. Jo jo! Enveri vetëm sa e ndërtoi makinën grirëse të mishit, ndërsa për ta furnizuar e bënim ne, ne hidhnim njëri-tjetrin aty plot zell.
Ne i mbushëm burgjet me fukarenj që s’kishin asnjë lidhje me disidencën politike. Sepse spiunonim e denonconim njëri-tjetrin vetëm për një fjalë goje, vetëm për një of-shamë në radhën e bukës e të qumështit, në radhën e gjizës, të sallamit e të preshit.
Spiunonte e shpifte vëllai për vëllanë, gruaja për burrin e djali për babanë. Dhe mos më thoni: Eh, regjimi, ai e kishte fajin. Jo jo! Ne, të gjithë barktharë e bythëgrisur, e të gjithë spiunë të ndyrë.
Një miku im, kryetar bashkie, më tregonte një histori më shumë se domethënëse. Një burrë që kishte punuar për të gjatë fushatës, i kërkonte me këmbëngulje takim. “Një çështje me shumë rëndësi”- i kishte thënë.
-Do ia plotësoja kërkesën se i detyrohesha, shpresoja të mos ishte ndonjë gjë e madhe – tregoi.
-Mund ta heqesh filanin nga puna? – Ky kishte qenë halli i tjetrit.
-Do të mundohem – i tha.
-Të falenderoj shumë kryetar, s’do ta harroj kurrë.
Nuk e di, por më duket se ne si popull jemi ta pasionuar dhe kemi në gjak skuthërinë, spiunimin (në kuptimin e keq), servilizmin, ligësinë, nënshtrimin…
Sepse unë nuk shikoj askënd të denoncojë korrupsionin p.sh, as ta refuzojë atë. Të gjithë paguajnë lekë tek mjekët, nëpër gjykata, zyra hipoteke, zyra taksash. Madje ndodh që edhe kur nuk ua kërkojnë, ua fusin vetë në xhep.
E mos më thoni se s’ka drejtësi, andaj. Por sepse e kemi në gjak. Sepse edhe kur kemi një punë të rëndomë për të bërë, nuk pyesim se si bëhet, por kush e ka mik dhe shok nëpunësin apo drejtorin dhe sa para do që ta mbarojë shpejt.
Të gjithë paguajnë rryshfete, dhe nuk flasin, nuk denoncojnë. Ama po të ndërrojë komshiu dritaren e shtëpisë, tani që kjo punë quhet ndërtim pa leje, dhjetë telefonata i shkojnë INUK-ut për një çerek ore.
Ky është një popull që sundohet lehtë. Madje mendoj se është më lehtë ta sundosh dhe shtypësh sesa ta qeverisësh në mënyrë demokratike.
Sepse ky është një popull që vetësundohet, vuan nga sindorma e skllavit. I pëlqen të përsekutohet, të vidhet, të zhvatet, të shtypet, të gënjehet, të mashtrohet dhe kënaqësinë nuk e ka kur ngre krye ndaj atij që ia bën këto të liga, por kur e bën fqinjin të jetë me keq se vetja.
I keni lexur si shahen e çirren mes tyre mbështetësit e politikanëve nëpër rrjeter sociale, dhe madje garojnë me kënaqësi se cili nga padronët është më i pasur, duke thënë: I lumtë, plas që është më i pasur se i joti.
Eshte populli me vital ne bote . Tek populli yne u derdhe urrejtja primitive qe fryn prej lindjes se largme dhe nuk mundi ta zhduke.pasojat qe la ishte se ku popull prodhoje me shume ” jashteqitje” si ju me kete shkrim
Se ku e gjete vitalin ti o pallosh vetem ti mund ta dishe dhe eshte shume e vertete ajo qe shkruan Kikia ne jemi nje popull i dhjere dhe pa piken e karakterit….shiko metingjet e partive politike dhe kush cirret me shume disa barkthare brekegrisur ….
jam dakort plotesisht me juve, e verteta e rende
Megjithese jam nje simpatizant i shkrimeve te M. Kikise, ne kete rast nuk jam dakord me epitetin e “skllavit” qe perdor per shqiptaret. Perkundrazi, historia na tregon se shqiptaret kane qene fise luftetare, por te percara me njeri tjetrin. Prandaj dhe te huajt i kane perdorur si mercenare ne luftrat e tyre. Shembuj ka plot, qe ne lashtesi e deri ne mesjeten e vone. Shqiptaret kane luftuar kudo me trimeri per te huajt, por jo per kombin e tyre (perjashtim ben vetem periudha e Skenderbeut). Kujtoni, p.sh. mbreterine e Napolit ne kohen e Skenderbeut, periudhen e pushtimit turk, cvendosjet masive ne Greqi duke krijuar edhe komunitetet e arvanitasve te cilet dhane nje kontribut te shquar ne pavaresine e Greqise, etj. Populli shqiptar eshte ne nje stad qe e kane kaluar te gjithe popujt e tjere, shume kohe me pare dhe aresyet qe nuk mundet te krijoje nje shtet modern dhe sipas principeve europiane, jane te tjera. Prandaj duhet ndihma e nderkombetareve dhe integrimi europian qe te ndalet mashtrimi dhe vjedhja nga bandat e pushtetit dhe te shpejtohet procesi i shtetformimit.
Sakte! Qe ne 1991 kur emigruam italianet ma bene te qarte se nuk eshte problem vetem i 50 viteve diktature , ato jane pak per historine e nje populli.Ne Itali me thonin eshte e pamundur te vendosesh diktature! prandaj do ju duhet edhe nje 50 vjecar per te hyre ne normalitet ! ! ! Kane pasur te drejte! Analiza eshte e sakte !
Shume i sakte z.Mentor,vetem nje gje ke harruar se jemi nje popull i dhjere por krenar,mjafton te lexosh komentet e atyre qe ja bejne qejfin vetes!
Jo, zoti Kikia, eshte krejt e kunderta: Jemi i vetmi popull ne bote qe i drejtohemi njeri tjetrit me “zoti”. Pikerisht kjo shpreh thelbin e nje prej te keqijave qe vuajme prej shekujsh: nje vend me shume zoter mund te tregoje se banohet nga rrace e fisme, por kurre nuk ka per te bere hajer. O do te mbreteroje vetem nje zot – dhe ky Zot, do jete Zoti Ligj ose Zoti Diktator; ose te tere ne, si deri sot, duke prodhuar nje anarki totale, nje antishtet, dhe – sigurisht – mbi togje plehrash lloj-lloji ose … germadhash. Ju dija me te urte, z. Kikia, ne dhenien e gjykimeve dhe nxjerrjen e mesimeve nga historia. Jane diktaturat ato qe kane bere qe boten e qyteteruar ta drejtoje sot vetem Zoti Ligj. Natyrisht, jo diktaturat si dy te vetmet qe kemi njohur ne – me vetem 60 vjet jete. Se kaq jane fare pak per ta edukuar nje popull me nenshtrim ndaj ligjit e rregullit. Jane shume pak per t’ia bere edukate punen e qytetarine nje populli te tere. Dhe, se fundi – mjaft me keto pallavra te “diktatures me te eger ne Evrope”. Ta thote kete nje injorant e i verber, hajde de! E dini, zoti Kikia, se gjate te gjithe historise se diktatures ne kete vend jane likuiduar si kundershtare politike te regjimit diku te 6000 veta, nderkohe kur Anton Jugovi, qe ishte i pari minister i sigurimit komunist ne Bullgari, ekzekutoi mbi 100 000 te tille vetem ne 4 vitet e para te pasluftes? E dini qe ne Rumani vetem pergjate reformes se kolektivizimit te bujqesise u vrane mbi 75 mije fshatare nga Patrascanu? Apo qe ne France De Goli asgjesoi rreth 70 mije veta – bashkepunetore te gjermaneve – vetem brenda disa diteve pas clirimit te Frances? Si mund te ishte jona diktatura me e eger ne Europe, kur rrezik se gjithe shqiptaret ate kohe dilnin kusherinj e te njohur te njeri tjetrit e ku raportet far-e-fisnore ishin me te fortat ne te gjithe Europen? Dhe, se fundi, a nuk nxjerr dot nga ky fakt i fundit perfundimin se te shumten e hereve jemi vet ne qe ia kemi futur njeri tjetrit? Mjaft me spekulime, shiheni te verteten drejt e ne sy, ndryshe ky vend e ky popull s’kane per t’u sheruar kurre.
Ky analisti ka par vetem njeren an te medalies .
………..
Dikur, para L2B, një patriot u kthye nga USA, mendoi të ndihmonte 2 bashkëfshatarë, shokë fëmijërie. I Pari, kishte 6 kalamaj, dhe iu lut ti blinte një lopë. -për ti ushqyer – i tha. Mund të kërkosh më tepër- thotë patrioti, -jo,jo, aq desha. I Dyti , kishte vetëm gruan, nuk kishte fëmijë, biles ishte ndarë edhe nga vëllezërit. Se mos më kërkon edhe ti një lopë- thotë Patrioti, mund të kërkosh më shumë. Jo – ithotë , i Dyti-, kam një tjetër kërkësë- Pa hë !!??– MERRJA LOPËN ATIJ…. Hahahah.