"Vizioni " i nje " te çfardoshmi "....

9 Gusht 2016, 08:34Blog TEMA
"Vizioni " i nje " te çfardoshmi "....

 

Muharrem Meko

Opozite me ” hirrë “, se kjo e ketyre viteve te fundit,nuk eshte pare ne keto 25 vjet,pluripartizem,saqe me te drejte zonja Topalli, i tund ,perpara hundeve kryetarit te saj ,foto me imazhe , nga “kohet me te lavdishme ” ku edhe ajo nga nje tribune,bente, qe ate qe e quan “opozite prej vërtetit “….Pa asnje koherence me problematiken apo difektete ne qeverisjen e vendit ,mungese totale alternativash,rreth te cilave mund te mblidhte shtresat e saj tradicionale,apo te “joshte ” pjesen e zhgenjyer, prej forcave ne pushtet ! Shpesh mendoj, se sikur te mos ishte dita e enjte ,por edhe ajo me teper si nje ” emision kujtesë “, ne ditet e saj me te zeza se sa per te ekspozuar vlerat e saj,- askush nuk do te kujtohej se edhe ne shqiperi,egziston nje opozite !
Nuk me takon ,te ve gishtin mbi plage e as te bej prognoza per “vaksinat ” qe mund te perdoren,me kete rast, per profilaksine e saj ; por bashkohem me te gjithe ata qe mendojne , se gjithecka vjen si pasoje e mungeses se lidershipit ! Me Lulin ,liderin e opozites qe pretendon pushtetin ,fare mire mund te sintetizohet,ajo c ka ne nje artikull te vetin e thote bukur studiuesi italian i politikes, Michele Ainis ;- Lamtumire lider…tani fitojne te cfardoshmit ! Ai ne kete rast i referohet Donald Trump !
Ne fakt edhe ketu tek ne,po vihet re kjo ” levizje ” me protagonistin kryesor te saj tipik,kryetarin e Partise Demokratike Lulezim Basha,i ardhur ne krye te saj si nje ” c fardo “,individe pa ide ; thjeshte papagalli qe do te deshironte mesetepermi te imitonte paraardhesin,me nje imagjinate prej kryeopozitari ,qe s’ do te shkonte dot me larg sesa qeveria teknike ! Por pikerisht ky “c fardo ” ,produkt spontan apo edhe i diktuar ,pikerisht per hir te ketij fenomeni mbareboteror,po kerkon pushtetin ne tavoline !. Injorance, mungese kulture politike, apo “shterpesi ” e KOPI-it ;barkut qe polli liderin Basha ? Ndoshta edhe njera edhe tjetra, por sebashku,vijne ne ndihme te atij argumenti te forte,sipas te cilit ne shqiperi,pas qeverisjes se “profesoratit “,kane deshtuar edhe krijesat fantazem te stigmatizuar nen logo gjithe fallcitet,te tilla sic ishte KOP…. e qe fatkeqesisht ” njollat te ereta “, po shfaqen edhe ne sfondin e asaj,Rilindje !
Perfytyroni ju lutem, ne nje kohe te dyte ,ne krye te PS,nje nga perfaqesuesit e rinj te rilindjes ,”alla G-99 ” …si mund ta katandise ajo ? Shembulli i PD, me te fameshmin KOP,eshte si “yrneku “, me i deshtuar i te tilla sajesave pa asnje ideal kombetar ,te pakten.
Lind pyetja ; – t’iu kete ardhur rradha ,”te c fardoshmeve ” edhe ketu tek neve ,kur vetem njezet e pese vjet me pare, u shporen, “te rendomtit “,kufomat paasnje ide ne koke,prodhime te shkolles “V.ILenin”,pavarsisht se keta te sotmit,vishen “firmato ” dhe pretendojne per diploma neper “Kristalet ” e Perendimit.. .?
Nuk do te doja ta besoja aspak, jo vetem se ne shqiperi “ndryshimet ” qe transformojne boten ,per mire apo per keq, zakonisht vijne me shume vonese,por edhe sepse “Trumpi ” tipik shqiptar ,ne rastin konkret; lideri i opozites – eshte thjeshte ,vet “corapja e perdorur “….

Ne ndihme te kesaj teme, le te bejme paksa retrospektive,nga historiku i ardhjes dhe riardhjes se PD-se ,ne pushtet ;-
– ne 90- ten, trendi i permbysjes se komunizmit ( me shume vonese )e shihte si imperativ ardhjen e forcave te reja ne pushtet,kur duhet pranuar,se fillimisht ne krye te PD u ngjiz nje lidership me kualitet,por qe fatkeqesisht do te degradonte ,per arsye qe tashme e kane marre pergjigjen.
– ne 2005,serish erdhi ne pushtet, fale pazarave ne prapaskena, por edhe vetdegardimit te partise socialsite dhe liderit te saj !
Pra asnjehere me nje program alternativash,zhvillimi !

E pra ; – Lamtumire kujtimet ” e arta te shkolles “, te liderit Sali !
Sepse tashme,s jemi ne vitin 91- 92 ,kur ne njerin krah te karizmatikut Sali,qendronte nje profet si Rajerson; simbol i parajses Amerikane e ne tjetrin Pashko , me hipnozen e “cekut te bardhe “…
Edhe ” prapavija ” e dhuneshme,pothuajse eshte shterur,kjo perderisa mungon gjeneral Azemi -,uragani ,i shkaterimti te gjitheckaje kolektive; ne emer te parajses dhe antikomunizmit !
Mungojne minatoret e Valiasit, nderkohe qe qelit e mbushur me te perndjekur,jane zvendesuar me kultivues hashashi…e sallat e grevave te urise se studenteve ,sintetizohen me Pub-e e Kazino !

Perpos gjithe ketyre mungesave ,tashme perballe eshte shfaqur edhe “gogoli” i Vettingut” ;-” Pallati i Endrave “,nuk eshte me i qetë ,nderkohe qe “studiot “e projekteve kryeministrore – ,kuterbojne erë amoniak….Shto ketu imazhin e qeverisjes se fundit e nisur me pretendimin e ” duarve te pastra “,por qe ne kujtesen e shqiptareve perfundoj,si qeverisja e duarve te pista…
Kauza e drejtsise ne duart e opozites se sotme ? -Thjeshte nje hipnoze qe me teper sesa votuesit shqiptare , do te dehte , minjte e bodrumeve te SHQUP-it…
Askush s pret drejtesi prej liderit “te çfardoshem,” Luli…edhe per faktin se partia ,qe ai drejton,eshte definuar si “institucionin i padrejtesise ” ! Amalgama 25 vjecare me individe te perdorur neper gjyqet politike te se shkuares dhe injorante politike ,te kultivuar neper fidanishtet e plepave te Duresit,tashme ne ndergjegjen absolute te shqiptareve,konsiderohen si pasuria e hipotekuar e Partise Demokratike! Te gjitha keto;shto ketu shumatoren e kusureve personale ,jane guri i rende per qafen e “çfardoshme ” te nje te “c fardoshmi “, mendje coroditur ,qe pretendon marrjen e qeverisjes se vendit,por qe vizioni i tij s ‘shkon dot me larg se ,nga “luga ne brez ” ,me qeveri teknike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje