“Pas Shushicës një tjetër lagje në Nj. 5 nga sot me cilësi të jashtëzakonshme dhe shumë të denjë për Tiranën tonë.
P.S fillimisht bëmë punimet nëntokësore e më pas ato mbitokësore. Që investimi të ruhet dhe mos të ndërhyhet sërisht pas 1 muaji ? #TiranaNePune #Infrastrukture #Komunitet”.
Kështu shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj, që ka postuar disa foto nga ndryshimi që ka pësuar lagjia “Palletet Agimi”..
Beton dhe vetem beton
Në Tiranë zgjidhja është o beton, o llucë. Kë do ?
Si nuk keni turp qe mburreni me keto rrugicat e pallateve “Agimi”,qe jane ne qender te Tiranes dhe jane shtruar per 25 vjet rresht para cdo fushate!
Mbetet tek njesia nr.5 sikur vetem atje banojne qytetaret e Tiranes .
O gazetare srvila!
Dilni e fotopgrafoni nje here lagjen Yzberish,perballe KMY-se(jo fshatin) ku banojne mbi 30 mije banore si ne GETO dhe do te krahasoni tere kete maskarallek qe behet me investimet ne Tirane!
Per 26 vjet ne Yzberish nuk eshte hedhur asnje qindarke nga shteti!
Per 30 mije banoret nuk ka asnje shkolle,cerdhe e kopesht shteteror,rruget e pa shtuara me balte e pluhur,plehra dhe qente rrugace te shqyejne pantallonat,trotuaret i kane zaptuar pushtuesit e rinj qe justifikohen se i paguajne qerane bashkise,kur ato trotuare jane te banoreve te pallateve e jo te bashkise!
Jetojme si ne GAZERMAT E USHTRISE,pra vetem ne kapanone,se as lulishte e asnje ambient per pensionistet nuk ka!
HARRAM VOTAT TONA,o Erion Veliaj!
Po punon vetem per t’u dukur!
shiko trotuarin ska vend kembesorin. keni dale ndonjeher jashte shqiperise, ka standarte.
Pune shume e mire, por edhe mire do ishte sikur te ishte investuar edhe per nje kend apo fushe ku mund te luajne femijet. Eshte shume e nevojshme ne cdo lagje e ne cdo shkolle. Ne ato lagje ku s’ka me asnje hapesire, te pakten femijet mund te shkojne te luajne ne oborrin e shkolles. Mbi te gjitha eshte e domosdoshme te zhduket betoni nga gjithe oborret e shkollave. Nese s’ka para, nje pjese e fondeve mund te mblidhet nga femijet gjate vitit shkollor. Shumica e prinderve besoj do ishin gati te jepnin nje kontribut sado te vogel qe femija tu rritet me kushte e mundesi me te mira argetimi.
Shkruhet Lagjja.