Qeveri teknike? Pse jo, për të kryer reformën administrative!

12 Gusht 2016, 09:41Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Që shteti t’i shërbejë qytetarit dhe administrata të kryejë funksionet e veta ka nevojë për një reformë të thellë administrative. Te ne politika e dëmton administratën dhe mund të thuhet që politika dhe politizimi e dëmtojnë shtetin.

Kemi njëçerek shekull që endemi për të ndërtuar një shtet që të mbrojë qytetarin karshi të fortëve që marrin nëpërkëmbë ligjet, rregullat, barazinë e shtetasve, që nëpunësin e dhunojnë, e tallin dhe e përdorin si leckë. Dhe nëpunësi nga ana e vet ja nxjerr dufin qytetarit që i troket te dera apo e sheh nga dritarja e zyrës. E vjedh, e përçmon, e përbuz, e plaçkit, e hedh tutje si leckë, e quan si një bizhdil që i ka ngecur nëpër këmbë. E di ai se pas katër vitesh nuk do të jetë më ndofta në detyrë, rrotacioni vjen shpejt, prandaj çka për të bërë duhet ta bëjë shpejt, duhet të fusi në xhep të ardhura sa për tetë vjet, sepse ka rrezik që të jetë katër vjet në punë, katër vjet pa punë.
Servilizimi ndaj shefave, kur nuk ka asnjë të drejtë që ta mbrojë nga arbitrariteti e bën nëpunësin të jetë qingj me eprorët dhe ujk me qytetarin dhe vartësit.

Për të dalë nga kjo gjendje ka rekomanndime të thjeshta, të zbatueshme brenda tre muajsh, mjafton të ketë vullnet politik. Ata që thonë se janë të pazbatueshme, sigurisht që llomotosin kështu sepse u preken interesat e ndyra.

Ja rekomandimet:

1. Asnjë familje nuk mund të ketë dy të punësuar nga gjiri i vet si nëpunës në administratën publike kombëtare ose lokale. Kjo shtrihet në rrethin familjar midis burrit dhe gruas, fëmijëve dhe prindërve, fëmijëve të një çifti dhe kushërinjve të parë. Këtë e quajmë rreth familjar të perimetrit të parë. Mjaft me nepotizma të fëlliqur ku punët e shtetit ndahen mes klaneve të ndryshme nga qendra deri në njësitë bazë.

2. Asnjë nëpunës nuk mund të vazhdojë të jetë antar partie sakohë nis punën në administratë, nuk mund të marrë pjesë në mitingje partie, nuk mund të kuotizojë për partinë dhe mbi të gjitha nuk mund të jetë antar komisionesh zgjedhore ose vëzhgues në emër ose për llogari të një partie politike. Nëpunësi nuk mund të shërbejë si militant politik.

3. Askush që ka një dënim administrativ që e ka nxjerrë njëherë nga rradhët e administratës publike ose është dënuar nga një gjykatë qoftë edhe për fajin më të vogël nuk mund të rimerret ose të vazhdojë të jetë anëtar i administratës publike.

4. Në krahasim me gjendjen e sotme administrata publike ka vend të shkurtohet 50 përqind. Gjithandej është stërmbushur me militantë që tundin derën dhe marrin lekë si rroga nga buxheti i shtetit për shërbimet e tyre partiake, për lidhjet e tyre familjare, ose si elektorat i mundshëm. Nëpunësve që do të shkurtohen u jepet rroga vjetore duke qendruar në shtëpi për një vit rresht dhe pasandaj ata duhet t’i bëjnë kokës derman duke gjetur punë ku të duan. Atyre që mbeten u duhet rritur rroga dyfish në proporcion me detyrat dhe përgjegjësitë, ku gjysma e pagës jepet si rrogë dhe gjysma të tjetër në funksion të cilësisë të kryerjes të detyrave sipas parametrave të matshëm.

5. Asnjë ministër nuk mund të jetë deputet, ose antar i kryesisë të një partie sipas një propozimi që kam bërë prej mëse dhjetë vjetësh te libri im “Shoqëria Periferike”. Poashtu as edhe një zëvendësministër. Ata mund të vazhdojnë t’i përkasin partisë politike nga kanë ardhur, por pa kryer asnjë funksion drejtues në të.

6. Nëpunësi më i lartë i një administrate qendrore ose lokale, drejtorie të përgjithshme, etj., është sekretari i përgjithshëm. Ai nuk mund të ketë qenë kurrë antar i një partie politike dhe nuk mund të jetë antar partie sakohë kryen detyrën e lartë administrative. Eshtë ai që firmos emërimet e nëpunësve, firmos tenderat, nëse këto do të vazhdojnë të ekzistojnë, pra drejton administratën dhe jo ministri.

7. Asnjë person nuk mund të emërohet rishtazi nëpunës i administratës në kohën kur në qeverrisje është partie ku ai ka bërë pjesë ose bën pjesë.

8. Në bashkitë e Shqipërisë, kryetari i bashkisë të jetë jofunksionar, por të paguhet me honorare sipas orëve të punës që i takon të kryhej pasi ka marrë mandatin, pra si përgjegjës administrativ të jetë sekretari i përgjithshëm i bashkisë.

9. Asnjë botues, pronar mediash, pronar që merr tendera nga shteti ose bashkitë nuk mund të ketë vëlla, motër, krushk, prind, nuse, burrë, etj., pra nga rrethi familjar i perimetrit të parë, të punësuar as si roje porte në administratë, jo më nëpunës apo drejtoruc, si kompensim për shërbime të fëlliqura që bën ose mund t’i kërkojnë të bëjë.

10. Cdo vend pune në administratë publike, vakant ose i zënë duhet të shpallet i lirë njëherë në tetë vjet, sipas kritereve të publikuar qysh më parë, të përhershme, ku një nga kriteret të jetë cilësia e notës në arsimim që nga shkolla e mesme e lart. Pas tetë vitesh në një nëpunësi, cdo nëpunës duhet të largohet nga ai vend pune për të konkurruar për një vend tjetër në administratë, ku vlerësimi të bëhet edhe nga hierarkia, por edhe nga kabinete ekspertize të pavarur, nga komisione qytetare, etj.

11. Cdo dëmtim dhe abuzim me fonde në administratë, të shpallet vjedhje administrative dhe të dënohet si i tillë. Cdo konstatim i bërë nga KLSH të konsiderohet ligjërisht dhe automatikisht si denoncim në Prokurori për vjedhje dhe të ketë statusin e iniciuesit të çështjes penale.

12. Nëpunësit duhet të kenë sindikatat e tyre që me ligj u mbrojnë të drejtat. Cdo nëpunës që fiton cështjen në gjykatë rinis punën realisht dhe rroga e muajve të humbur paguhet nga funksionari që e ka liruar padrejtësisht nga detyra.

13. Asnjë nëpunës nuk mund të caktohet në një detyrë më të lartë administrative pa pasur në cv e vet, përvojë nga detyra më të ulta nëpunësie të kryera më parë dhe të vërtetuara formalisht.

14. Per marrëdhëniet me qytetarët dhe plotësimin e detyrimeve duhet që për çdo post të caktohen edhe kompetencat, edhe detyrimet, por edhe afatet administrative brenda të cilave duhet të kryhen ato. Marrja e kompetencave hierarkike të çdo nëpunësi dhe përdorimi i tyre nga të tjerë, qofshin këta edhe eprorë, konsiderohet krim ose faj administrativ.

15. Asnjë nëpunës, sado i vogël ose i madh qoftë, nuk mund të jetë pronar i një biznesi sakohë kryen detyrën e tij, as mund të jetë aksioner i një sipërmarrjeje që nuk është kuotuar në bursë, brenda ose jashtë Shqipërisë, nuk mund të ketë llogari rrjedhëse jashtë vendit, nuk mund të ketë ai dhe bashkëshortja ose bashkëshorti i vet, ose prindërit apo fëmijët e tyre të ardhura dytësore prej një bisnesi të ligjshëm.

16. Krijohet rregjistri elektronik administrativ që bart të dhënat që duhen për këtë reformë dhe njësia për verifikimin e kërkesave të saj. Ftohen kundrejt shpërblimit për detyrën e kryer që qytetarët të ofrojnë të dhëna për raste të shkeljeve të këtyre kritereve dhe pagesat e ketyre shperblimeve te bëhen nga pagat e atyre që janë përgjegjës për mosmarrjen në konsideratë të kritereve të mësipërm. Shkelja e tyre quhet vepër penale.

Mendoni ju se nuk ka në Shqipëri 50 veta që duke qenë qytetarë të devotshëm nuk janë gati të përkushtohen qoftë edhe pa shpërblim për ta kryer këtë reformë brenda tre muajsh dhe pastaj të shkojnë në punë të vet, me ndërgjegjen e qetë, se i kanë shërbyer vendit?

Mendoni ju se të “bësh shtet” është të këpusësh lidhjet elektrike gjynafqarëve qe nuk paguajne dot faturen e dritave apo është të marrësh reforma administrative për ta zhdukur nëpunësin debil dhe militant me mendje të mbyllur, që është gati të kryejë çdo veprim që i kërkon shefi, që e mashtron shefin dhe dhunon qytetarët?

Mendoni ju se është ndonjë filozofi e madhe për t’i vendosur në zbatim këto rekomandime dashamirëse?

Mendoni ju se qytetarët nuk do t’i aprovonin ato edhe sikur thasë me narkodollarë t’u jepeshin për të votuar kundër tyre?

25 komente në “Qeveri teknike? Pse jo, për të kryer reformën administrative!”

  1. nn says:

    IK O P…..U TI………………..

    ne fakt “te besh shtet” eshte te te heqin ty te drejten te na cash koken dite e nate si ekspert i cdo gjeje, dhe te te cojne te japesh keto leksione ne gjithe Shqiperine -falas si pune vullnetare – se cdo gje ne jete e ke bere kundrejt honorareve

    ke patur kohe boll ti zbatosh vete keto rekomandime, por ke qene i zene me procesin e pasurimit vetjak ……. eeeeeeeeee tani je pak vone per te na i thene, se i dime vete

    1. refree says:

      Propozimte tuaja Profesor jane utopike. Jo vetem qe nuk jane te zbatueshme, por ato do ta shkaterronin totalisht administraten shteterore.
      Ju duhet te flisni ne parim dhe nuk eshte nevoja te shkoni tek detajet. Ne parim ju keni disa percaktime shume te vyera:
      1. Administrata duhet te jete e pavarur nga politika. Kjo do te thote qe te zgjidhesh ne post drejtues ose te hysh ne adminsitrate vetem mbi baze kriteresh profesionale. Asnje kriter politik.
      2. Te ndalohet politikani ose militanti te beje kariere ne admministrate, pra te ndahet karriera politika nga karriera administrative.
      3. Te ndahet biznesi nga administrata publike (burim i pafund korrupsioni).

      Paradoksalisht thelbi i propozimit tuaj eshte nje sulm total shkaterrimtar kunder administrates ekzistues, gje qe do te sillte me shume dem se perfitim. Gjeja e pare qe duhet bere eshte qe te mbrohet nepunesi dhe statusi i tij dhe pastaj te filloje seleksionimi. Perndryshe ata qe ti Profesor do te emerosh sot, per te njejtat arsye dhe me te njejtat metoda do te flaken nga dritarja neser.

      Problemi kryesor qe ka administrata e sotme eshte pasiguria totale dhe varesia e tejskajshme nga politika. Nese nuk riparohen keto dy probleme nuk ka shans te rregullohet admisnitrata.

      1. I.Hoti says:

        Shumica e administrates eshte e pa afte dhe e politizuar ….keshtu qe te gjithe injorantet e prekur do leshohen si zagare-hiena kunder z Fuga…. Jam dakortqe jo cdo gje eshte e perkryer ne propozimin e tij, por ne shumicen dermuese ka te drejte dhe ne ne asnje pike e shikon me dashamiresine e qytetarit,Shkoni ne administraten , vecanarisht lokale, e shikoni ku fillohet puna…!!! sa here pihet ‘kafe’… Sa ore ‘rrine’ ne pune! Si ne gjithe Europen duhet tu sigurohet kafe e uje tek zyrat(shpenzim jo i madh) dhe te denohen abuzuesit e shumte te ‘kafe’-alkol !!!!

    2. Anarko-Sindikalisti says:

      Bravo Profesor, plotesisht dakord. Platforme e denje per kryengritje. E ngjashme me komunen e Parisit. Vetem nje gje ngelet per t’u sqaruar si do te ndodhin keto ndryshime , me vote???? Historia nuk na meson keshtu. Andaj Shoku Profesor meqe je ne moshe te thyer, me mire mund ta predikosh kete platforme ne kishe apo xhami.

      http://www.cercledesvolontaires.fr/wp-content/uploads/2015/03/affiche_election_commune.jpg
      http://a406.idata.over-blog.com/2/17/92/17/Nouveau-dossier/La-Commune-n-est-pas-morte.jpg
      http://resize.over-blog.com/400×260-ct.jpg?http://2.bp.blogspot.com/-tbiMSYs1s7g/TfHMdDSe73I/AAAAAAAAA9I/lg4oYPDF7io/s1600/GE2011.jpg

  2. jani says:

    Lidheni kete debil. Ca thua mor i marre , keshtu ndodh kur tipa te tille paguhen per budallalliqet qe thone . Ne nje vend normal keta ngordhin per buke. Keta filozofe leshi nuk duhen marre kurre seriozisht , duhen izoluar ne budallalikun e tyre dhe le te shkruajne libra. Mjere ky vend nga keta. Ku di ti mor qyqar nga qeveria teknike, reforma administrative apo riorganizimi i administrates . Mjerane si ty vetem deme bejne.

    1. babo says:

      Ti o jani dhe janerat e tjere ketu prekeni direkt nga Reforma Administrative qe ka paraqitur zoteria me siper. Ngeleni pa pune e shkoni per lesh , pasi nuk ka privat qe t’ju mbaje parazit sic ju mban partia juaj kur vjen ne pushtet.

      Kjo reforme qe paraqet Z.Fuga eshte reforma e vertete per shtet, jo Reforma per Drejtesi. Por nese kunder reformes ne Drejtesi u hodhen kryesisht zagaret e PD+LSI kunder kesaj reforme i ke te gjithe kundra qe ne fillim, zagaret e PS+PD+LSI te bashkuar. Ky do ishte ndryshimi i vetem, ndaj s’ka per tu bere kurre,.

  3. tarasi says:

    Shkrimit te Fuges i thone:Te besh Petulla me Uje!
    Zoteri;se pari nuk mund te besh Gazetari,duke perseritur ato qe dihen.16 Pikat e tua,jane te miratuara ne rregulloren per Administraten.
    sedyti;thirrjet:Si mendoni Ju?…..Dhe propozone 50 vete,madje edhe qytetare te ndershem qe mund te punojne Badihava
    si te jene ne pronat e ndonje Vakefi!(tamam skenar humoristiku)
    Keputjet e lidhjeve elektrike etj.qe ju na ktheni ne Epoken e rrumpalles! Jo ore jo!Shteti qendrone me i forte ,sa me te forta te kete ligjet!
    Ndaj po kerkohet te vije sa me pare ne jete Reforma ne drejtesi.Ajo do ti rregulloje te gjitha dhe Shteti do te jete si nje Ikone e Shenjte.
    Por ne mbyllje mund te kujtojme corben e Plakes:Shtonte e gjora Uji,shtonte Miell,ne fund u be ajo qe nuk e hengri asnji.Qe do te thote se
    Njeriu kur nuk ka asnje koqe ne karroqe,mos te mburet se do ta mbushi ate. Jeni Ju,pa eshte bajatosur gazetaria.

  4. Rruga e Elbasanit says:

    Qenka shume rende!!!!

  5. barcelona says:

    Prof Artan Fuga, rekomandime shume te sakta, po pse nuk e fillon nga koka. Pse nuk pernend qe kryrtaret e partive satelite vendosin drejtoret deri tek rojet ne nje institucion..pse naiv je ti qe nuk e di we SekPergj eshte vegel e kr.Partise????…Pse te mungon kurajo ta fillosh shkrimin nga Preambula por e trajton arabisht nga fundi ne fillim?????
    ..pse nuk thua cdo K/Partie nuk duhet te kete mandat jo me shume se 2 here per te qene i tille!…na kujton punonjesin e kesh qe denon fakiret qe skane te paguajne..por Ti as me shume as me pak ate gje nxit duke u mare me administraten fakire si pasoje e politik madhes

  6. Hasani says:

    Ca esht ky idiot….me.keto k…..lleqe. Po ti smerr vesh as nga shtetitt…as nga analiza….

  7. prushi says:

    Nn dhe ti Jani, Ju do ta kuptoni Profesorin kur te merrni kulturen e dijes,se kuptohet nga komentet qe beni se jeni Tranguj pa fara

  8. Deus says:

    Deri diku ka te drejte. Une njof familje me 4 anetare dhe qe te 4 jane ne pune shteti pa patur ndonje arsim kushedi se cfare. Njoh persona shume mire te kualifikuar qe prej vitesh jane te papune.
    Njoh edhe filozofe shume te mire qe nuk qasen dot dyreve qe keni mbyllur ju zoteri hermetikisht.

  9. niku says:

    Edhe ekspert i administrates publike dole. Ata qe hiqen si ekspert te te gjitha fushave jane nje hic. E kemi pasur njerin qe per 45 vjet na morri shpirtin dhe ishte ekspert ekonomie i naftes i lindjes se mesme dhe jepte direktiva. Ty i te ka mvetur ora para 30 vjetesh o te duket vetja kushedi se kush.
    Administrata duhet bere me profesioniste dhe nuk ka asnje kriter per lidhje gjaku. Kroacia dhe Slovenia kur po afroheshin per ne BE dhe kishin filluar negociatat nderruan pothuajse te gjithe administraten duke vendosur djem dhe cajza te reja, minimalisht ne ato pozicione qe kerkonin me shume pune burokratike. Ishin ata negociatoret dhe jo politika.

  10. Moni says:

    Po c’a thua more truthare?! Po ti me kete mendje dashke te pushosh gjysmen e punonjesve te bashkise Fier nga puna. Dhe te rrime ne te kerkojme pastaj njerez qe si kemi kusherinj, niper apo mbesa, apo qe nuk jane mallakastriote. Ku ti gjejme? Ndermjet myzeqareve? Keta kane ikur te gjithe ne Tirane, neper firma private ose kompani nderkombetare dhe nuk jane hic patriote.

  11. Aso says:

    I nderuar Profesor!
    Ne vleresim te shqetesimit dhe angazhimit tuaj qytetar, dua te shpreh opinionin tim per artkullin tuaj.
    Per 25 vjet ne kemi bere nje rremuje te madhe, nje kaos te vertet. Per pasoja une nuk besoj se ne qe krijuam kete gjendje mund te vendosim rregullin per nje kohe te afert ose permes disa rregullave si ato qe thoni ju. Gjendje e sotme, ne administrate e kudo, eshte kosto qe ne do ta paguanim, por jo kaq shume?
    Une besoj ne ndryshimin ei gjendjes, pasi besoj ne ligjsine e pergjithshme, se pas kaosit vjen regulli.
    Por mendoj se kjo arrihet vetem me prezencen e te hujave dhe duke u dhene atyre te drejta ekzekutive.
    Nje shoqeri ish komuniste dhe e prapambetur, e ka te veshtire te ndertoje nje shoqeri tjeter, ate demokratike. Pasi lypset dije dhe sjellje. Dhe sjellja, edukata, formohet permes detyrimit.
    Ashtu si thoni ju, shoqeria jone dominohet nga dy marredhenie kyesore: nga raporte politike dhe nga raortet fisnore.
    Keto raporte duhen zevendesuar me raportet ligjore. Perendimoret kete kane bere dhe jane aty ku jane. Lindja qe se ka bere dihet ku eshte. Kete duhet te bejme dhe prandaj I meshohet reformes ne drejtesi. Ne kemi plot ligjet e rregulla po nuk zbatohen, prandaj te mos shkruajme me rregulla po te gjejme si te zbatohen ato.
    Duke forcuar ligjin ne do dobesojme raportet fisnore e politike ne administrate. Per pasoje do paksohen psh prurjet politike apo krahinore.
    Po duke qene nga nje fshat e duke qendruar gjithe diten bashke ne kafene ne se bejme dot vet kete pune. Duhet te vije dikush nga nje “fshat” tjeter ta marre persiper
    E ne kete pike une nuk jam me teorine e humbje se sovranitetit. Nuk besoj as ne ate qe ju thoni, se mund te gjenden 50 vet qe mund ta bejne reformen ne administrate.
    Une besoj se 50 veta mund ta ndryshonin administraten shqiptare, nese ata Jane te huaj dhe vendosen ne pozita te rendesishme shteterore si: Kryeprokuror, Kryetar I gjykates larte, Guvernator I Bankes se Shqiperise, ministra etj
    E zeme se Merkel humbet zgjedhjet ne Gjermani dhe vjen administrore ne vendin tone, cfare ndodh? Behet mire apo humbasim sovranitetin?
    Menyra si Jane mpleksur gjerat ne kete vend e bejne te veshtire zgjedhjen. Fati jone Eshte qe duam te behemi pjese e komunitetit evropianin dhe ata na kane vene disa kerkesa e kjo do na ndihmoje.
    Respekte Profesor!

  12. Profesor-je lodhur kot !…….-Ky shtet eshte privatizuar, shtetin e privatin e kane horrat,te cilet mos te shkoje nder mend se mund ta dorezojne ,per to punojne qorrat …..

  13. kleptofagos says:

    Keto qe shkruan Fuga jane pordhe me rigon. Shteti nuk arnohet po krijohet nga fillimi, sepse ne jemi akoma ne gjeneze. Fillimi i mbare do te ishte burgu per hajdutet e pronave dhe te parave. Pastaj me radhe per hajdutet e diplomave dhe te atyre si Fuga me shoket e tij qe kane dhene diploma false. Te tjerat vine vetvetiu dhe natyrshem ndahet mielli nga krundet. Kur themi burgu per hajdutet, duhet filluar me Berishen dhe klanin e tij. Pastaj me ortakun bipartizan Meta, qe aktualisht eshte partner i Rames. Kur te realizohen keto do te gjykohet dhe pastertia e Rames, qe nuk jam i sigurte nese do dale i paster. Tifozet e tij le te shpresojne.. Nese duam vertet nje reforme ne drejtesi, duhet te luftojme vete per ta fituar., sepse politikanet tane nuk e duan. Vetem gjykimi me drejtesi dhe ndeshkimi i krimit ka edukuar te gjithe popujt e civilizuar. Ne jemi shume te vonuar dhe nuk bejme asnje perjashtim nga ky rregull. Militantizmi dhe tifozlleku, qofte i analisteve por dhe i komentuesve, si dhe indiferentizmi, nuk sjell asnje shprese per ndryshimin qe shpresoj te aspiroje shumica e popullit shqiptar. Perndryshe… te presim edhe 2-3 breza te tjere.

  14. krist says:

    Lini ReFOrmen NE drejtesi dhe Oburra turrjuni Reformes Adminiatrative …..RRUMPALLA qenka semundje e PASHERUESHME !

  15. kleptofagos says:

    Keto qe shkruan Fuga jane pordhe me rigon. Shteti nuk arnohet po krijohet nga fillimi, sepse ne jemi akoma ne gjeneze. Per te sqaruar komentuesit (militante apo tifoze te Rames), PD-ja e Fuges, qe ne fillim ka lindur e klonuar nga Partia e Punes dhe Sigurimi i Shtetit, sikurse dhe te gjitha partite e tjera shqiptare, pa perjashtim. Sipas parashikimeve te atyre qe i krijuan, brenda nje kohe shume te shkurter, filluan aktivitetin si banda hajdutesh, ku PD ishte kryebanda. Fillimi i mbare do te ishte burgu per hajdutet e pronave dhe te parave. Pastaj me radhe per hajdutet e diplomave dhe te atyre si Fuga me shoket e tij qe kane dhene diploma false. Te tjerat vine vetvetiu dhe natyrshem ndahet mielli nga krundet. Kur themi burgu per hajdutet, duhet filluar me Berishen dhe klanin e tij. Pastaj me ortakun bipartizan Meta, qe aktualisht eshte partner i Rames. Kur te realizohen keto do te gjykohet dhe pastertia e Rames, qe nuk jam i sigurte nese do dale i paster. Tifozet e tij le te shpresojne.. Nese duam vertet nje reforme ne drejtesi, duhet te luftojme vete per ta fituar, sepse politikanet tane nuk e duan. Vetem gjykimi me drejtesi dhe ndeshkimi i krimit ka edukuar te gjithe popujt e civilizuar. Ne jemi shume te vonuar dhe nuk bejme asnje perjashtim nga ky rregull. Militantizmi dhe tifozlleku, qofte i analisteve por dhe i komentuesve, si dhe indiferentizmi, nuk sjell asnje shprese per ndryshimin qe shpresoj te aspiroje shumica e popullit shqiptar. Perndryshe… te presim edhe 2 ose 3 breza te tjere.

  16. Anarko-Sindikalisti says:

    Bravo profesori plotesisht dakord. platforme e denje per kryengritje. E ngjashme eme komunen e e Parisit. Vetem nje gje ngelet per t’u sqaruar si do te ndodhin keto ndryshime , me vote???? Historia nuk na meson keshtu. Andaj Shoku Profesor meqe je ne moshe me mire mund ta predikosh kete platforme ne kishe apo xhami

    http://www.cercledesvolontaires.fr/wp-content/uploads/2015/03/affiche_election_commune.jpg
    http://a406.idata.over-blog.com/2/17/92/17/Nouveau-dossier/La-Commune-n-est-pas-morte.jpg
    http://resize.over-blog.com/400×260-ct.jpg?http://2.bp.blogspot.com/-tbiMSYs1s7g/TfHMdDSe73I/AAAAAAAAA9I/lg4oYPDF7io/s1600/GE2011.jpg

  17. Anarko-Sindikalisti says:

    Bravo profesori plotesisht dakord. platforme e denje per kryengritje. E ngjashme me komunen e Parisit. Vetem nje gje ngelet per t’u sqaruar si do te ndodhin keto ndryshime , me vote???? Historia nuk na meson keshtu. Andaj Shoku Profesor meqe je ne moshe me mire mund ta predikosh kete platforme ne kishe apo xhami.

    http://www.cercledesvolontaires.fr/wp-content/uploads/2015/03/affiche_election_commune.jpg
    http://a406.idata.over-blog.com/2/17/92/17/Nouveau-dossier/La-Commune-n-est-pas-morte.jpg
    http://resize.over-blog.com/400×260-ct.jpg?http://2.bp.blogspot.com/-tbiMSYs1s7g/TfHMdDSe73I/AAAAAAAAA9I/lg4oYPDF7io/s1600/GE2011.jpg

  18. Anarko-Sindikalisti says:

    Bravo Profesori, plotesisht dakord. Platforme e denje per kryengritje. E ngjashme me komunen e Parisit. Vetem nje gje ngelet per t’u sqaruar si do te ndodhin keto ndryshime , me vote???? Historia nuk na meson keshtu. Andaj Shoku Profesor meqe je ne moshe te thyer, me mire mund ta predikosh kete platforme ne kishe apo xhami.

    http://www.cercledesvolontaires.fr/wp-content/uploads/2015/03/affiche_election_commune.jpg
    http://a406.idata.over-blog.com/2/17/92/17/Nouveau-dossier/La-Commune-n-est-pas-morte.jpg
    http://resize.over-blog.com/400×260-ct.jpg?http://2.bp.blogspot.com/-tbiMSYs1s7g/TfHMdDSe73I/AAAAAAAAA9I/lg4oYPDF7io/s1600/GE2011.jpg

  19. aqif tahipi says:

    Prof ,nuk mund te themi se je gabim ne konstatimet per administraten. Por keto hapa duhet ti kishit sugjeruar qe ne 1992. Ne fakt situata ka 25 vite qe eshte dhjere komplet. Edhe vete herkuli ,nuk do e pastronte dot kete mega qenef. Ndoshta gjate planit te dyte 25 vjecar mund te levize dicka.

  20. kris says:

    Prof, i kap me vpnese gjerat i dashur Aqif ! PERCEPTIMI shpesh ka qene me i sakte SE ARSYEJA , ka thene STIV JOBS, por profesori sja thote nga intuita dhe perceptimi,,,,,,kushedi c njeri i besdisur duhet te jete me femrat ! ha ha ha !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje