Nga Steven A. Cook &Michael J. Koplow
Mbledhja e kësaj jave mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe atij rus, Vladimir Putin, si dhe buja e shkaktuar prej saj përsa i përket zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe janë shenja më e fundit e ftohjes së marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë që nga përpjekja e dështuar për grusht shteti muajin e shkuar.
Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë kaluar shumë ditë të vështira më parë, siç kanë qenë ato pas pushtimit të Qipros nga ana e Turqisë në vitin 1974, apo pushtimi amerikan i Irakut nga forcat e armatosura amerikane, megjithatë liderët amerikanë dhe ata turq kanë ditur si t’i rregullojnë marrëdhëniet mes tyre. Por kësaj here, me ç’duket ka për të qenë ndryshe.
Që nga koha e bashkimit të Turqisë në NATO në vitin 1952, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë kontribuar në sigurinë dhe interesat e njëra-tjetrës, duke bërë që lidhjet mes tyre të përforcohen edhe më shumë prej vlerave të përbashkëta, ndërkohë që Turqia bënte sa vjen e më shumë hapa drejt demokracisë. Forcat e SHBA-ve dhe armët nukleare taktike të vendosura në bazën ajrore të Inxhirlikut në Turqi treguan vendosmërinë e Amerikës për sigurinë në Turqi, si dhe mbështetjen e Ankarasë për një rend botëror të prirë prej Uashingtonit.
Por, këto ditë, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia po tregojnë se e kanë disi të vështirë që ta shohin njëra-tjetrën në sy. Dy vendet ndihen në vështirësi përsa i përket problemit të Sirisë dhe për largimin sa më parë të liderit sirian, Bashar al-Asad; në marrëdhëniet e tyre me kurdët sirianë, të cilët kanë dëshmuar se janë aleatë më të besueshëm se turqit përsa i përket luftës me Shtetin Islamik; për sovranitetin territorial në Irak, si dhe për sanksionet e nevojshme ndaj Iranit.
Megjithëse zyrtarët amerikanë pohojnë në privatësi se z. Erdogan është “i luhatshëm”, ata i kanë dhënë atij një vend të konsiderueshëm në politikat e Shteteve të Bashkuara. Frika e tyre është se trysnia publike do të sjellë për rrjedhojë më pak bashkëpunim me Ankaranë, veçanërisht në çështjen e Sirisë.
Asnjë çështje nuk i demonstron më së miri këto përplasje se sa situata dramatike e përjetuar në bazën ajrore të Inxhirlikut. Kjo bazë, e cila gjendet pak më shumë se 200 milje nga Rak’ka, në Irak, dhe dy herë aq prej Mosullit, i përket një rëndësie jetike përsa i përket koalicionit kundër Shtetit Islamik. Mirëpo turqit i detyruan Shtetet e Bashkuara drejt negociatash që zgjatën plot një vit rreth përdorimit të kësaj baze për të goditur të ashtuquajturin kalifat.
Megjithëse ajo iu bashkua më në fund koalicionit, Ankaraja i dha më shumë përparësi luftimeve me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe luftës sa saj kundër nacionalizmit kurd. Gjatë gjashtë muajve të fundit Turqia i ka përqendruar forcat më tepër mbi Shtetin Islamik, por kjo ka ndodhur vetëm pas sulmeve terroriste që ndodhën në Ankara, Stamboll dhe shumë qytete të tjera të Turqisë.
Grushti i shtetit i dështuar ka shkaktuar një nervozizëm të pashembullt në palën turk ndaj Uashington, çfarë e forcon edhe më tepër krizën mes dy palëve. Vetëm pak orë pas nisjes së tentativës për grusht shteti, Shtetet e Bashkuara lëshuan një deklaratë ku shpreheshin se mbështetja e presidentit Obama ishte qeverinë turke që ishte zgjedhur me rrugë demokratike prej vullnetit të vetë popullit. Ndërsa një ditë më pas ishte vetë presidenti i SHBA-ve që doli në deklaratë për shtyp dhe shprehu mbështetjen për qeverinë turke, e cila kishte arritur ta mposhtte me sukses tentativën për grush shteti.
Kjo duhet të kishte qenë më se e mjaftueshme për liderët turq që të mos kaploheshin prej teorive të konspiracionit që qarkullojnë rëndom në shtypin turk dhe në rrjetet sociale, të cilat pretendojnë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë poende të përfshira në tentativën për grusht shteti. Një numër tmerrësisht i madh turqish mendojnë se Shtetet e Bashkuara janë po ashtu fajtore, sepse ato nuk po respektojnë marrëveshjet për ekstradimin ndërmjet tyre, duke mos e dorëzuar Fethullah Gylenin, klerikun turk, i cili jeton në Pensilvani, por që Ankaraja e akuzon si arkitektin e planifikimit të atij grushti shteti.
Në vend që të mbrojë marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara, z. Erdogan ka akuzuar njërin prej gjeneralëve të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara, z. Joseph Votel, duke deklaruar se ai ka qenë një nga mbështetësit e pjesëmarrësve në grushtin e shtetit. Gazetat proqeveritare i kanë akuzuar gjeneralët amerikanë si bashkëpunëtorë të puçistëve në Turqi. Madje shtypi turk nuk e ka kufizuar aspak veten, por ka shkuar edhe më tej, duke pohuar se pas tentativës për rrëzimin e rendit aktual në Turqi fshihet ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit, Henri Barkey. Kjo për arsyen e vetme se z. Henri Barkey, së bashku me shumë studiues të tjerë të Qendrës Ndërkombëtare për Kërkimin Shkencor “Ëoodroë Ëilson”, kanë qenë në Turqi atë ditë, duke zhvilluar një konferencë shkencore.
Reagimit të Shteteve të Bashkuara nuk i ka munguar një fije nervozizmi dhe mungese besueshmërie, por nuk ka shfaqur as edhe një shprehje të vetme të protestës publike ndaj qëndrimit të Ankarasë. Mund të ketë vetëm një arsye për ta mbyllur një vesh ndaj sjelljeve të Ankarasë, siç është fakti se Turqia shihet si një faktor i pazëvendësueshëm përsa i përket përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe atë Qendrore. Jo, nuk është aspak i tillë.
Sulmet e ndërmarra prej bazës së Inxhirlikut janë të rëndësishme. Bombardimi i Shtetit Islamik përbën përparësi për palën amerikane, përderisa është ajo që po u siguron armatime rebelëve sirianë. Mirëpo të dyja këto misione mund të ndërmerren edhe nga tjetërkund. Akuzat e pabaza që i bëhen Shteteve të Bashkuara tregojnë se z. Erdogan mund të pezullojë aktivitetin e amerikanëve në këtë bazë thjesht dhe vetëm për hir të të treguarit që ai mund ta bëjë diçka të këtillë. Hartimi i një plani të ri për një zhvendosje të mundshme të forcave e saj jashtë Turqisë, ndoshta duke përdorur fushat e lira të aviacionit në Qipro, Jordani, apo në rajonin kurd në Irak, do të ishte njëfarë hapi i rëndësishëm për të ardhmen për Shtetet e Bashkuara.
Ky duhet të jetë një çast që i bën më të qarta gjërat për politikëbërësit amerikanë, duke bërë të ditur se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara nuk ndajnë më të njëjtat vlera dhe interesa të përbashkët. Në vend të bërjes një sy qorr e një vesh shurdh ndaj teprimeve të turqve dhe shpresimit se z. Erdogan do të kthejë, mendoj se ka ardhur koha për të kërkuar për aleatë më të besueshëm.
+++Analizë nga Steven A. Cook &Michael J. Koplow, botuar në Wall Street Journal. Z. Cook është drejtues projektesh studimore për Lindjen e Mesme dhe Afrikën pranë Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ndërsa z. Koplow drejtor i përcaktimit të politikave në Forumin e Politikave “Izrael”+++.
Ky qe paska bere artikullin qenka pjese e Forumit te Politikave “Izrael”, po edhe sikur mos ishte ky shenim do e kisha hamendesuar ?
Edhe Greku keshtu filloi kunder Amerikanit dhe Perendimit, ja tek e ke tani. Turqia me Erdoganin e vendosen fatin e vet dhe ne pak kohe ka per tu shperbere, duke formuar shtetin e Kurdistanit.
eh mor” bab ” , ky qe ka shkrujt artikullin di te dalloje erresiren nga drita ?
Me shume mundesi duket qe po fillon zbatimi dalngadale i skenarit te shperberjes se Turqise se sotme. Do krijohen tre shtete :
1. Turqia Evropiane (ose e quajtur Thrakia) me kryeqytet Kostandinopojen,qe perfshin pjesen perendimore te Turqise se sotme ( mund ti bashkengjiten edhe pjesa e Thrakes se Greqise dhe Thrakes se Bullgarise,te dyja pjeset te banuara nga popullsi turko-folese).Ky shtet do ngrihet mbi baza qemaliste (demokraci dhe laicizem) dhe se shpejti behet pjese e BE-se.
2. Turqia Qendrore,me kryeqytet Ankarane,qe mund te jete nje shtet islamik ashtu si shtetet arabe dhe do jete i izoluar nga te gjitha anet nga shtete pro-perendimore si Kurdistani ne lindje,Thrakia ne perendim,Ukraina ne veri (nga deti) dhe Qipro e Kreta ne jug (nga deti). Sipas te gjitha gjasave edhe Kreta do behet shtet i pavarur,pasi edhe Greqia do shperbehet dhe shtet grek do mbetet vetem pjesa e shtetit te krijuan ne 1831,ndersa pjeset e tjera do plotesojne shtete perreth.
3.Kurdistani,pjesa lindore e Turqise se sotme e banuar nga rreth 20 milione kurde,qe do bashkohet edhe me pjeset kurde te Sirise dhe Irakut (qe sot praktikisht jane autonome dhe te drejtuar nga vete kurdet,qe tashme jane bere aleate te amerikaneve)
perhere i ”gjati”[madje me gunga] amerikon ka qene gati per sumen e nje suniti edhe kur ai eshte konsideruar ”amico” nga amerikonet,nje kujtese kjo eshe per sumat turkoshake ne kosove,shqiperi apo maqedoni………………….allah uakbar!
Do kalimtar te rastit e shofin Nasradin hoxhen duke i prere do mbrojtse metali te nji shitore,dhe e vetin,Nasradin qa je ka ben,aj ju pergjigjet,ja nini zerin nesor,edhe takimi i Erdoganit me putinin dhe kryeministrin Iranjan eshte nji shpulle ndaj perendimit,po ishalla si teket Erdoganit ti leshon refuxhatet drejt europes per ta shkatrru EU,po lexoj shum shqipfolsa qe pe permendin perendimin,perendimi i ka syt dhe vesht ne Turqi e jo ne trojet tona qe as sna ben hesap,po fal Turqise edhe na jemi ka e hajm nje goje buk.Per EU vend strategjik eshte Turqija e jo shqiprija as Kosova qe buken per popullat se prodhojn e le me tjera senet.
Ca po shkruan o idiot Preshekar xxx ? ? ?
Ik o funderrine ha nje cope mut,se me ate je mesuar ?
haha .musllim brothers. jan te pa bese.
Me kete qe beri Erdogani dhe bagetia e tij milionshe, perfundimisht ben vetvrasje.
Turqia e Erdoganit eshte:
Shteti qe nuk mban me pemtimet,
Shteti qe luan me kontratat e neshkruara
Shteti qe shantazhon vendet e Natos
Shteti qe maltreton qytetaret e vet Kurd (20 Milion kurd)
Shteti qe po shkateron ushtrine e vet
Shteti qe futi ne burg pilotet qe qelluan avionbin rus per tu bere shok Erdogani me Putinken
Shteti qe ju lepi Rusit dhe Putinkes
Shteti qe po shkateron ekonomine e vet
Shteti qe po islamizon dhe po fanatizon shoqerine e vet
Shteti qe e mbushi Ballkanin me xhami
Shteti qe e qelbi Ballkanin me politiken percarese
Shteti qe e qelbi Ballkanin me produktet e dobta industriale
Shteti qe shtyp lirine e fjales se qytetareve dhe intelektualeve te vete dhe mediave
Shteti qe nuk eshte mirnjohes Europes per Milionat e emigranteve turq qe mbane
Shteti qe ka Futur me shume hundet ne politiken shqiptare
Shteti i vetem qe ka share publikisht Heroin tone Kombetare Skenderbeun
Shteti qe mundet ta mbronte Shqiperine ne kohe lufte (Po) por vetem per qellime Osmane dhe jo si dikure sinqerisht.
Shteti qe nuk i eshte me mirnjohes Q.Ataturkut te madh qe i beri me shtet se perndtyshe do ta kishte hengur Rusia
Shteti qe sot ve firmen dhe neser thote se nuk eshte firma e ime
Shteti dhe Erdogani qe mobilizon turqit emigrante ne Europete ne protesta kunder ligjeve ne vendet ku jetojne
Shteti qe futi vellavrasjen ndermjet turqeve kudo ne bote
Shteti qe thot se turqit Osmanet nuk i vrane shqiptaret por erdhen per pushime ketu
Shteti dhe presidenti i pare qe shkeli me kembe tabute e miqesise Shqiptaro-Turke qellimisht
Shteti qe bashkepunon me kanibalistet e ISIT
Shteti dhe Presidenti qe po prejne ne bese, mikut me te madhe te tyre USA
Shteti dhe presidenti qe ndertuan Diktaturen
etj. etj. etj………………………………………………..
Por megjithate mendoj se duhet ta kemi aleat, por mbi baza te tjera miqesie.
Turqia e Erdoganit nuk eshte me Partner i sinqerte, as per Shqiperine, Europen, Rusine dhe mbi te gjitha USA.
Jam i sigurte qe Turqia do dobesohet per arsye se Erdogeni eshte i pabese bashke me ata qe e ndjekin. Turqia eshte bere partner i pa qendrushem per boten.Perfundimisht ne vitet qe do te vijne do te kemi nje tkurrje te kufijve dhe shtetit turk.
Tuqia u be shume e fuqishme vitet e fundit dhe Erdogani mori kot duke kujtuar se mundet te luaj me cilin do.
Per kete arsy do te ndodhi, ajo qe ndodhi me Serbine e Milloshevicit. Serbia donte te dominonte ne Ballkan duke u sjellur si jevgu me pushke ne dore.
Nderkombetaret bene kunderpeshen duke fuqizuar faktoein Shqiptar dhe shperbetjen e Judosllavise dhe zvogelimin e Serbise.
Pasi Turqia e Erdoganit nuk eshte me Partner i qendrushem dhe i sigurte. Nderkombetaret do fuqizojne faktorin Kurd si ballance kunder Turqise dhe shteteve te tjera Arabe dhe Iranin.
Ne te ardhemne do te kemi nje KURDISTAN te Ri, nje Siri dhe Irak te ri.
Erdogani dhe Turqia sa po kane kaluar vijen e Kuqe te USA, NATOS dhe Europes.