FOTO LAJM / Ja pse biznesmeni i tregut të Medresesë goditi punonjësit e Policisë Bashkiake

13 Gusht 2016, 19:40Kronika TEMA
FOTO LAJM / Ja pse biznesmeni i tregut të Medresesë goditi

Ngjarja e ndodhur pranë “Medresesë”, ku një biznesmen dhe persona të tjerë ushtruan dhunë dhe goditën me mjete të forta disa punonjës të Policisë Bashkiake, ka pasur si shkak zënien e hapësirës publike me materialet që shikohen në foto.

Biznesi kishte përdorur një sobë të vjetër për djegie druri dhe një kovë plastike, me te cilat kishte zaptuar hapësirën publike duke mos lejuar askënd që të parkojë aty, por edhe duke u bërë burim i mundshëm aksidenti.

Policia Bashkiake i kërkoi biznesmenit që ta lironte hapesiren e zaptuar, por si pergjigje mori dhunën fizike të pronarit, i cili së bashku me disa persona të tjere, goditen punonjësit e bashkisë. Të katër personat ne fjale, u arrestuan ne flagrancë.

11 komente në “FOTO LAJM / Ja pse biznesmeni i tregut të Medresesë goditi punonjësit e Policisë Bashkiake”

  1. shvejk says:

    Biznesmeni ????

  2. jalla shofer says:

    soba si simbol fallik, tipik i forces burrerore…….me pak fjale me do k….. e vendos kufirin ku du une, ngjarje e paralajmeruar

  3. vespa says:

    ,,,cfare nivel i ulet qe tregon fotografia …ky “tregtar ” e do tiranen qebabtore… per te qeshur e per te qare…

  4. katarakti says:

    Tregojuani qefin. Shkaterrojani biznesin nje here e mire, qe te kuptojne shpellaret se çfare eshte shteti dhe ligji.

  5. I drejti says:

    Çjane keta idiote, keta hajvane qe mund te bejne çte duan me hapesirat publike.
    Plasini brenda keta derra dhe mbajini deri sa tu vine mend ne koke.
    Kur do behemi njerez si gjithe bota.

  6. Jimi says:

    Keta shpellar e duan Tiranen Kandahar?

  7. Kellira says:

    Se kta loj biznesmenesh s’iu mjafton bllokimi i trotuarit por po t’i lesh marrin peng edhe gjithe qytetin.
    Mos i mbani ne burg se harxhojme nga taksat tona.
    Gjoba, gjoba dhe gjoba derisa te behen njerez.

  8. Artur says:

    Aty duhet liruar e gjithe rruga e cila nga Stacioni i trenit e deri tek Farmacia 10 sot nuk eshte rruge e nje kryeqyteti europian por eshte si rruge Kandahari. Trotuaret dhe skarpatat poshte pallateve te vjetra jane zaptuar totalisht duke e shemtuar ate rruge te vjeter. Duhen shporrur prej andej se nuk nxirren per tu shit krevatet, dysheket e plot xhingla mingla kineze ne gjysem te trotuarit.Ka tregje apostafat per ato.

  9. Toke e xanun or tej.jam pi Debre e kah tropoja,jena be tirans o bre.

  10. shqip says:

    asht toke e xanun. me kete pamjen e sobes, europa do hape negociatat per anetarsim te shqiperise ne be. m.q.s. policia i ka penguar biznesin, ky tipi duhet te nxjerri edhe lavatricen per te bllokuar trotuarin. po si mund te sillet ndryshe nje qe ngjan me ufo. çfare prisnit ju? or lum miku, hej ty t’lumte or taj. per ju paska qene demokracia. ne te gjoret , shteti, ligji, turpi. bravo shpellar, nxirr edhe divanin ne rruge e bllokoje fare. seriozisht e them, nese te kane lene te flesh ne shtepi. keta jane kontigjenti i bashes per mitingje.

  11. TRAPI says:

    HURIN DHE DAJAKUN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje