Holanda vendos ekstradiminin e Arben Frrokut, do t’i rikthehet burgut në Shqipëri

13 Gusht 2016, 15:10Kronika TEMA

Arratia e Arben Frrokut do të marrë fund pas pak ditësh, kur Ministri për Drejtësi dhe Siguri në Holandë të firmosë ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

I akuzuari si vrasës i Komisarit Dritan Lamaj do t’i rikthehet qelive në burgjet shqiptare, aty ku është dënuar të qëndrojë përjetësisht.

Trupi gjykues në Holandë rrëzoi pretendimet e vrasësit, i cili thoshte se në burgjet shqiptare i rrezikohej jeta.

Sipas vendimit, të siguruar nga Abcnews, gjykata e Amsterdamit pranoi kërkesën e drejtësisë shqiptare për ekstradimin e Arben Frrokut.

Dosja e plotë mberriti në Amsterdam 20 korrik të këtij viti. Ajo përmbante vendimin e formës së prerë të gjykatës shqiptare për dënim të përjetshëm.

Gjykata holandeze vlerësoi se Frroku nuk solli provat e mjaftueshme për të penguar ekstradimin e tij.

Gjyqtarët holandezë arsyetuan se Arben Frroku pranoi me dëshirë avokatin gjatë procesit në Shqipëri. Kjo do të thotë se ai ka pasur mundësi të mbrohet.

U hodh poshtë pretendimi i tij se i rrezikohej jeta nga gjakmarrja, duke i konsideruar burgjet shqiptare të sigurta.

Nga ana tjeterë avokati i të dënuarit pretendonte se provat mbi të cilat është dënuar Arben Frroku nuk qëndrojnë dhe filmimet e kamerave të sigurisë nuk ishin të qarta.

Sipas Frrokut vendimi për burgim të përjetshëm ishte i ndikuar politikisht dhe i korruptuar.

Mbi Arben Frrokun rëndon vendimi për burgim të përjetshëm. Fillimisht Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm.

Trupi gjykues i përbërë nga Klodian Kurushi, Fran Prendi, Ardjan Mustafaj, Liljana Baku, me Kryetar Dritan Hallunaj i dhanë pafajsinë Frrokut dhe e nxorrën nga burgu.

Arben Frroku e shfytëzoi vendimin për t’u arratisur, por gjatë kohës që ishte i lirë u zhvilluan zgjedhjet lokale.

Në media u publikua një fotografi e Arben Frrokut në fushatë në Pukë. Denoncimi u bë ndërkohë që prokuroria kishte apeluar vendimin.

Vendimi i Apelit ndryshoi statusin e Arben Frrokut. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm, por Frroku ishte larguar tashmë jashtë Shqipërisë.

Një vit më pas, në prill të vitit 2016, Arben Frroku u arrestua në aeroportin e Amsterdamit me dokumenta të falsifikuara.

Vrasësi i Dritan Lamajt lëvizte nën emrin Renato Tsepa. Rikthimi i tij në burgjet shqiptare nuk do të jetë i njëjtë. Në qelitë e burgjeve do të gjejë edhe vëllain e tij Mark Frrokun.

1 komente në “Holanda vendos ekstradiminin e Arben Frrokut, do t’i rikthehet burgut në Shqipëri”

  1. Qifi says:

    Rrace e poshter kriminele. I bete parate me femra dhe vjedhje dhe si kurvat perfunduat, iriqi ne ferre se ne ferre. Aty ne burg te rrini si pederasta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje