Policia italiane ndalon 5 skafistë shqiptarë me dy ton marijuanë

12 Gusht 2016, 16:04Kronika TEMA

Policia italiane informon se ka arrestuar gjatë natës së shkuar 5 skafistë shqiptarë e ka sekuestruar gomonen e tyre me 2 tonë marijuanë në bord të transportuar përmes Adriatikut nga Shqipëria.

Arrestimi i tyre është bërë ndërsa tentonin të shkarkonin drogën nën një urë në stacioni hekurudhor të komunës së Fanos në provincën e Pesaros.

Gomonia është modifikuar me dy motorra të fuqishëm jashtë bordit. Gomonia e lënda narkotike është sekuetruar nga Polcia italiane e 5 skafistët shqiptarë janë vënë nën urdhër arresti.

Operacioni për arrestimin e tyre është ekzekutuar nga Policia e Pesaros në bashkëpunim me atë të Ankonës e me Drejtorinë policore të komunës së Fanos.

2 komente në “Policia italiane ndalon 5 skafistë shqiptarë me dy ton marijuanë”

  1. **** says:

    Ca i arrestoni, varuni nje gur ne qafe dhe i hidhni ne det!!!

  2. xhemal says:

    legalizimi i hashashit zgjidh cdo gje m onopolistet do falimentojne njerezit do punesohen e sdo kriminalizohen polizia do lirohet na nje barre e rende burgjet do boshatisen me shume. njerez vdesin nga alkoli e duhani se hashashi .nga bima nxirren shume produkte te dobishme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje