Dëshmia e vajzës 18-vjeçare: Arditi ishte me mua natën që e vranë në plehra

12 Gusht 2016, 09:13Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës siguron dëshmi që hedhin poshtë thëniet e katër të arrestuarve për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës më 7 gusht.

“Panorama” shkruan se një vajzë me iniciale Z.B, rreth 18-vjeç, ka dëshmuar për Prokurorinë se natën e krimit ka punuar brenda landfillit bashkë me Arditin deri në orën 03:30 të natës.

Kjo duket se është dëshmitarja e parë që hedh poshtë thëniet e shtetasve Besnik Braha, përgjegjës firme; Edmond Kollari, drejtues ekskavatori, Dëfrim Hakrama, përgjegjës turni dhe Bujar Daja përgjegjës i punëtorëve.

Pas arerstimit ata u morën në pyetje nga prokuroria dhe thanë se nuk e njihnin Arditin. Të arrestuarit thanë para hetuesve që 17-vjecari që u gjet në plehra i masakruar nuk kishte qenë punonjës aty.

Të dyshuarit shtuan se trupi i pajetë mund të jetë sjellë nga diku tjetër prej kamionëve që mbledhin mbeturina nga zona të ndryshme dhe i hedhin në Sharrë.

Por dëshmia e vajzës  me iniciale Z.B, hedh poshtë pretendimet e tyre duke konfirmuar se Arditi punonte prej më shumë se një muaji brenda landfillit në kategorizimin e mbeturinave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje