Policia ka identifikuar autorët e grabitjes së bankës në Vlorë, dhe një prej tyre tashmë është arrestuar.
Grabitësit janë të njohur për policinë, pasi janë persona me precedent penale.
Grabitësit:
Kostandinos SHAKAJ (i arrestuari)
Më datë 10.12.2012, ka qene shpallur ne kerkim per veprat penale “Kanosje” dhe “Armembajtje pa leje”
Me datë 17.07.2013, ka qene shpallur ne kerkim per “Vjedhje me dhune, kryer ne bashkepunim”.
Ngjarje e ndodhur ne Athine Greqi, ku nen kercenimin e armes se zjarrit ka vjedhur automjetin e nje shqiptari tjeter, veper penale per te cilen Gjykata e Tiranes me date 04.05.2016, ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg”
Me date 14.02.2014, eshte akuzuar per “Vrasje te mbetur ne tentative” te nje punonjesi policie ne shtetin Grek dhe “Vjedhje me arme”.
Ne periudhen 24.02.2015 – 30.10.2015, ka qene denuar me 8 muaj burg per “Dhune ne familje” (dhune fizike ndaj bashkeshortes).
G.GJ. (ne kerkim)
Me date 07.03.2012, ka qene shpallur ne kerkim dhe me pas eshte proceduar ne gjendje te lire per vepren penale “Shkaterrim prone me zjarr” (per djegien e disa materialeve te nje lokali ne Radhime)
Me date 23.01.2016, eshte arrestuar ne flagrance per “Kundershtimin e punonjesit te policise” dhe eshte denuar me kusht me 18-muaj.
Pra Gjykata e ka nxjerre me kusht dhe ai ben grabitjen disa muaj me vone.
dhe sunit Shakaj dhe ”kostantinos”!!!!!!!!! PAFYTYRESI sunitesh…………………….