Policia e Vlorës ka identifikuar bariun i cili u gjet i vrarë në fshatin Vranisht të Vlorës. Ai është Endri Kosteja 20 vjeç, banues në fshatin Dorëz, Librazhd.
Trupi i bariut u gjet mbrëmjen e djeshme në fshatin “Vranisht” të Vlorës.
Policia thotë se viktima është gjetur i goditur me plumb në kokë dhe për këtë ka arrestuar pronarin e stanit si dhe ka shpallur në kërkim dy djemtë e tij.
Policia sqaroi paraditen e sotme se i riu punonte si çoban në stanin e 74-vjeçarit Sheref Lelaj 74 vjeç, i cili u arrestua, ndërsa u shpallen në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit: V. L., 34 vjeç dhe L.L., 46 vjeç.
Pistat kryesore të hetimit dyshohen “Vetvrasja” ose “Vrasja nga pakujdesia”. Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Cfare te thuash per njerezit e pabese, te ngjashem me kafshet e egra, ndoshta dikush do kujtohet te jua nxije jeten si fis.
Nuk mund te justifikohet nje krim i tille ndaj nje punetori qe ka lene shtepine per nje pune larg vendlindjes
Kjo eshte nje genjeshter. Me vjen keq per gazeten qe jep nje lajm te tille dhe nje foto qe nuk e gziston ne ate fshatin Vranisht te Vlores. Ngjarja eshte makabre, por te ngarkosh njerez pa faj dhe fshat pa faj, kjo eshte poshtersi. Pyes: a ka Sheref Lelaj 74 vjeç ne Vranisht te Vlores?! Prandaj Mero dhe gazetari duhet te terhiqen dhe te kerkojne falje ose te argumentpjne ngjarjen.