Kryefamiljari masakrohet nga grabitësit, plumba në të dyja këmbët që të tregonte paratë

11 Gusht 2016, 09:25Kronika TEMA

Një grabitje me armë dhe maska ka ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Rrilë të Lezhës.

Mësohet se dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e një çfiti të moshuarish dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë një shumë parash.

Grabitësit kanë plagosur me armë në të dyja këmbët kryefamiljarin Vasil Sela, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për marrjen e ndihmës mjekësore.

Fatmirësisht bashkëshortja e tij ka shpëtuar pa lëndime.

Forca të shumta policie ndodhen në vengjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ende nuk dihet shuma e parave që grabitësit kanë mundur të marrin nga banesa.

Dy ditë më parë, një tjetër grabitje është regjistruar në Shëngjin të Lezhës në shtëpinë e këngëtarit Zef Beka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje