Shkrimtari Ismail Kadare do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Shkrimtari është shtruar me urgjencë në një prej spitaleve private në Tiranë, i transportuar me barelë dhe nën masa të rrepta sigurie e privatësie.
Sipas të njëjtave burime, Kadare është shtruar në pavionin urologjik të spitalit privat.
Ai ndodhej me pushime në Shqipëri dhe ka shkuar në gjendje shumë të rënduar në spital, ku është marrë menjëherë nën kujdes nga mjekët.
Pas vizitës mjekët kanë konstatuar probleme urologjike dhe Kadare do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për prostatën.