Policia e Shtetit i ka kërkuar Partisë Demokratike që të ndalë “luftën e përditshme politike kundër punës dhe rezultateve të saj”.
“Në respekt të opinionit publik, por edhe punës së pakursyer të trupës policore, rikujtojmë se politika nuk bëhet duke sulmuar policinë, por duke mbështetur përpjekjet e saj kundër krimit dhe paligjshmërisë. Është shqetësuese përsëritja e përditshme e sulmeve dhe baltës kundër Policisë, në një kohë që Policia është përditë në betejë me krimin.
Kur Policia është kundër krimit, PD-ja është kundër Policisë. Edhe më shqetësues bëhet ky fakt, teksa rezultatet kundër kultivimit të drogës rriten. Kjo luftë që nisi në pranverën e viti 2014 në Lazarat e që vazhdon përditë edhe sot, është një histori suksesi që Policia e Shtetit po e shënon çdo ditë.
Policia e Shtetit fton PD-në të denoncojë në Prokurori çdo informacion që zotëron për kultivimin e narkotikëve si dhe për çdo person të implikuar. Kjo ndihmon shumë më tepër sesa balta e hedhur përditë mbi Policinë e Shtetit”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.
HALLALL ……….
Interesant fakti qe Sa here ju kritikone PD.Ju te Policise se Shtetit
vazhdoni te perparoni ne Punet tuaja.Tani beni derman Kulicit dhe Brecanit
sepse vetem ata dine te sajojne Rrumpallen ne PD e Salihut.Megjithate,mos e rruni or Burra.
Mos e cani koken fare por vazhdoni punen tuaj,ne te mire te popullit.Sa per ate qe flasin ato te PD.[nuk e di nese ekziston akoma apo jo kjo parti familjare] duhet te angazhoheni me shume,sepse aty ka mbetur vetem llumi me i qelbur i shoqerise,me te inkriminuarit dhe me idiotet qe i shkojne akoma mbrapa Sali tradhetarit te popullit te vet.