Partia Demokratike ka denoncuar një rast, që sipas saj tregon se aeroporti i Rinasit ka dalë jashtë kontrollit. Kështu, në një deklaratë për mediat, PD-ja citon se në aeroportin e Rinasit është arratisur një nënshtetas turk, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri.
“Një informacion tronditës tregon se pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit është arratisur një nënshtetas turk, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri.
Sipas të dhënave të mësuara nga Partia Demokratike, personi megjithëse mbahej nën vëzhgim në zonën e tranzitit ka hyrë në territorin shqiptar, madje ka dorëzuar edhe pasaportën dhe është larguar më pas nga kabina e kontrollit kufitar, aty ku duhej të ndalohej.
Çfarë po ndodh me aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend, ku drejtues i policisë atje vazhdon të jetë i afërmi i Tahirit të Ramës, edhe pas grabitjes me armë e me maska me 30 qershor në pistën e avionëve.
Këto zhvillime të përsëritura dëshmojnë edhe rënien e cdo standardi sigurie në vend.
Kur del jashtë kontrollit pika kufitare e Rinasit, më e monitoruara në vend, merret me mend se si janë standardet e sigurisë në territorin e Shqipërisë”, thote deklarata e PD-së.
Standardet e sigurise se shtetit i di me mire PD-ja, si ti mbroje. Ata e fusin e Fazlliçin ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise. PD-ja shet territor shqiptar. Vret njerez sepse ata jane me duar ne xhepa, ose banojne afer vendeve ku ata trafikojne arme. PD-ja mbeshteti Serbine ne lufte, duke e furnizuar me nafte. PD-ja ben te gjitha krimet qe mund te imagjinohen.
Keta pedeistet, nese kane gjetur nje shkelje te ligjit, perse harxhojne kohen me deklarata ne vend qe te bejne nje kallezim penal? Drejtesine e kane akoma ne duart e tyre, perse nuk e fusin ne levizje, nese paska shkelje te tilla te ligjit? Nuk shkojne dot te bejne kallezim penal sepse ata nuk kane asnje prove me baza te forta, por vetem shpifin sepse kujtojne se shumica e shqiptareve jane me mendje te zhvilluar si shpellaret qe i ndjekin nga mbrapa. Sa me shume hapin gojen keta shpellaret e PD-se aq me shume largohen njerzit nga era e qelbur qe u del nga ajo shpelle shpifjesh.