Aksidentet, zonat e rrezikshme në Tiranë

8 Gusht 2016, 12:14Kronika TEMA

Nga studimet e Policisë Rrugore unaza e kryeqytetit është e gjitha një njolle e zeze për shkak te aksidenteve te shumta qe ndodhin.

Aktualisht jemi ne zonën e njohur si Brrylli ne te cilën ndodhin mesatarisht tre aksidente ne dite.

Në Tiranë numërohen gjithsej 55 njolla të zeza nga 143 në total në të gjithë vendin çka i kthejnë rrugët e kryeqytetit në më të rrezikshmet.

Këtë e konfirmojnë dhe ekspertët, ku numri më i madh i pikave të zeza janë brenda unazës dhe në hyrjet e saj.

Në 170 kilometra rrugë që ka Tirana 40 përqind e makinave të republikës qarkullojnë në metropolin shqiptar.

Sulçe thotë se një nga zgjidhjet është dhe rikonceptimi i kryqëzimeve dhe rrugët që lidhen me unazën.

Vetëm brenda tre ditëve humben jetën 9 persona dhe 12 të tjerë u plagosën nga aksidentet, ndërsa sezoni i verës mbetet më problematiku, kjo dhe për shkak të ardhjes së emigrantëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje