Një tentativë për vjedhje banke është regjistruar gjatë natës që lamë pas në kryeqytet.
Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qmali”, tek BKT Bank, ku është konstatuar nje çarje ne murin e bankes 50 me 30, tek dhoma e kasafortes.
Blutë thonë se kasaforta duket e pa prekur, por priten punonjësit e Bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e autorëve të kësaj vepre.