Gjykata e Vlorës dha sot masën e sigurisë arrest me burg 20 ditë për Fatmir Kuçin, biznesmenin e arrestuar për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” të turistit rus në plazhin e Himarës.
Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë u mbajt në spitalin e Vlorës ku Fatmir Kuçi është shtruar prej mbrëmjes së djeshme për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Prokuroria e Vlorës kërkoi 30 ditë paraburgim për biznesmenin Fatmir Kuçi, duke argumentuar: “Duke qene se jemi ne pritje te akteve te ekspertimit mjeko-ligjor, aktet e ekspertimit biologjik, kqyrjen dhe marrjen e te dhenave nga paisja GPS mbi levizjen e mjetit lundrues, kqyrjet e imtesishme te mjeteve lundruese dhe kqyrjen e vet viktimes si dhe pyetja e deshmitarve te tjere mbi ngjarjen kerkojme nje masë sigurimi me afat si masë sigurimi personal ajo e “Arrestit në burg me afat 30 dite”.
Fatmir Kuçi nuk pranon të ketë kryer veprën penale por thotë se e ka gjetur në ujë dhe i ka dhënë ndihmën e shpejtë duke e ndihmuar ta transportonte në breg e më pas në spital.
Një përfaqësi e Ambasadës ruse ndodhet në Vlorë, që mesa duket ka ndjekur seancën e vlerësimit të masës së sigurisë.
Nën hetim për “shpërdorim detyre” në lidhje më ketë ngjarje janë vënë disa punonjës të policisë kufitare në Himarë.
Viktimës iu gjetën plagë prerëse, në skafin e biznesmenit Kuçi njolla gjaku.
Po te vrasesh gjykatesin qe ka dhene kete vendim ,sa dite mund te denohesh ?
pyetje e kam.
Varet sa leke ke. Po pate, mbase deri 30 dite. Po iu fute asaj pune, beji 10 gjyqtare, hallall as nje vit burg nuk te behet, dhe per sjelle te mire, mund te dalesh pas nje muaji me arrest shtepie, qe do te thote mund te levizesh e lire dhe te shkosh jashte shtetit me pushime.
undefined