I burgosuri për 100 gram drogë, me zemër. Manjani vë "dorën në zemër": Të falet

6 Gusht 2016, 13:30Kronika TEMA

Pas publikimit të letrës së hapur të të dënuarit në burgun e Korçës, Hyqmet Spahollari, ku ai kërkonte ndihmë për ta liruar, pasi i rrezikohej jeta, ka reaguar edhe dikasteri i Drejtësisë.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ministri Manjani bënte të ditur se e ka vlerësuar me përparësi këtë kërkesë dhe se administrata e Burgjeve do të fillojë procedurën e përgatitjes së dokumentacionit për faljen e të dënuarit.

“Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vlerësuar me përparësi kërkesën e Hyqmet Spahollarit. Që prej datës 20 korrik 2016, Spahollarit i është caktuar një avokat falas nga ana e Komitetit të Ndihmës Ligjore.

Ndërkohë, ministri Manjani ka urdhëruar edhe administratën e Drejtorisë së Burgjeve që të fillojë procedurën e përgatitjes së dokumentacionit për faljen e të dënuarit.

Manjani kërkon që këtij shtetasi t’i krijohet një mundësi ligjore që t’i lejojë trajtim shëndetësor të specializuar në mënyrë përfundimtare”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Ministria e Drejtësisë.

Ditë më parë, u publikua letra e hapur e të dënuarit për 100 gramë drogë.

Pasi Spahollari ka kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe i kanë mbetur vetëm 12 muaj për të shlyer, ai u bënte apel instancave të marrin parasysh kërkesën e tij, që ta shlyejë këtë pjesë në Shërbim Prove, pasi jeta e tij është në rrezik.

Ai i drejtohej ministrit të Drejtësisë, por edhe kryeministrit, për të gjetur një zgjidhje, pasi është invalid dhe trajtohet me një sërë medikamentesh për disa sëmundje.

Sipas Spahollarit, ka kryer ndërhyrje në zemër, jeton me një veshkë dhe ka mjaft probleme të tjera shëndetësore për të cilat merr edhe medikamente.

3 komente në “I burgosuri për 100 gram drogë, me zemër. Manjani vë “dorën në zemër”: Të falet”

  1. machisti says:

    ky tipi,sakat gjysnjeri,me pordh n zemer e gjysem veshke e pa shpretk fare,kjo barrak e rrezuar nga era e kalbme nga shiu,dhe merret me aktivitet “burrnor” prej te fortesh,me drog!!!
    vaj hallit ata qe jan ne gjendje te mir fizike sesa ton drog kalojn neper dur!

  2. True Detective says:

    O Stela, o te martofsha mamin, po 2/4 e te burgosurve ne shkalle Republike jane te denuar per shkelje te tilla banale.
    Kjo vetem e vetem qe te merrni fonde per tu vjedhur nga BE dhe USAID e gjitha me pretekstin e mbipopullimit ne burgje…
    Si rrjedhoje e gjithe kjo paturpesi, ku perdoruesit e droges hane burgun, dhe trafikantet bejne plazh ne Mallorca, po behet e planifikuar
    qe tu linde e drejta ju B.Qrave te hapni burgje private dhe ti mbushni me njerez qe kane bere shkelje ligjore banale….
    Ju rafte reforma kokes, nga i pari te i fundit, s’ka urim me te mire per ju….

  3. Juli says:

    Nuk e le pula mutin. Hyqja prape me droge do merret se me cfare do ja blera Pashako ilacet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje