Hetimet për vdekjen e turistit rus në brigjet e Himarës kanë përfshirë edhe katër efektivë të Policisë Kufitare të Vlorës. Burime nga Prokuroria e Vlorës kanë pohuar për Top Channel, se katër efektivët, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë, po hetohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se i dyshuari për vrasje nga pakujdesia të turistit rus, Fatmir Kuçi, nuk ka patur leje lundrimi për mjetin e tij skaf me tre motorë me të cilin dyshohet se ka goditur shtetasin rus.
Ndërsa efektivët e Policisë Kufitare që janë nën hetim nuk duhej ta kishin lejuar daljen e skafit në fjalë në lundrim, thonë burime nga grupi i hetimit. Nga ana tjetër, sa i takon hetimeve për vdekjen e turistit rus, prokuroria ka pohuar se dëshmitari i vetëm i kësaj ngjarje është djali 13-vjeçar i të dyshuarit, i cili po lundronte me një motor uji, në distancë nga varka e të atit.
I pyetur në praninë e psikologëve, djali i Kuçit ka pohuar se kishte parë të atin të merrte një njeri nga deti dhe vetëm kaq. Në skafin e bllokuar tashmë nga policia, hetuesit kanë konstatuar shenja gjaku në pjesën e shkalleve, por që sipas Kuçit, ato shenja kanë mbetur kur ka marrë në bordin e skafit shtetasin rus të plagosur dhe të gjakosur.
Për momentin këto janë provat e prokurorisë ndaj Kuçit, ndërsa pritet ekspertiza mjekoligjore e cila do të përcaktojë llojet e shenjave në trupin e të ndjerit dhe se nga çfarë janë shkaktuar, raporton TCH.
Sakaq, gjatë ditës së premte, Fatmir Kuçi ka shfaqur probleme me zemrën dhe për këtë arsye është transferuar nga ambientet e paraburgimit në ato të spitalit. Ndërsa gjatë ditës së shtunë pritet të jepet edhe masa e sigurisë për të, ku prokuroria ka zyrtarizuar për momentin akuzën e vrasjes nga pakujdesia.
Policet ne burg, ky qe e vrau te lirohet menjehere.
Fajin e kane policet qe e kane leju kete sumqimin te dale ne det pa leje dhe siguracion. Shpenzimet e gjyqit t’i ngarkohen rusit qe kishte guxuar te lahej ne det kur e dinte qe po voziste Fati nga Suhareka.
Probleme me zemren pati edhe Tom Doshi por ne 21 korrik ishte ne salle si çeçua. Bashke me 140. Asnje mungese. Hera e pare ne 25 dhjerokraci.
Lu-ne e pame.
Te shohim ambasaden ruse tani.
Djali 13-vjeçar po drejtonte nje motorr uji, nderkohe qe i jati kishte dale me skaf? Kush i ha keto gjepura? Dhe nese ka qene keshtu, kush e lejon nje femije qe te drejtoje nje motorr uji? Po sikur ta kete vrare djali dhe i jati eshte munduar qe te mbuloje krimin?
Per ju qe komentoni!
Po mire mo si mendoni JU,,se ky biznesmeni u ngrit ne mengjes e tha:Sot do vras me skaf nje Rus….
Mjerim o shqiperi e shkret..mjerim ne mendim mjerim ne sjellje mjerim ne shpirt!PO or poooo…policet te paret ne burg…pastaj eproret..pastaj punojsit e ministrise se turizmit….e ne fund autori.
Po skafin a e keni inspektuar o shtet maskarenjsh?
Duhet te ishte sekuestruar dhe kontrolluar imtesisht per shenja perplasjesh dhe per shenha gjaku apo indesh ne pjesen e jashtme.
Dyshohet thone.