Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mat.
58-vjeçari Qamil Pali është goditur për vdekje nga vëllai i tij Demir Pali, 73 vjeç dhe Florian Pali 27 vjeç.
Vëllezërit patën një përplasje për çështje pronash.
Babë e bir e kanë përplasur të afërmin e tyre në tokë, dhe për pasojë ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia shkoi në vendngjarje dhe arrestoi Demir Palin dhe Florian Palin për ngjarjen.