Londër/ Arrestim i bujshëm i trafikantëve shqiptarë

5 Gusht 2016, 14:19Kronika TEMA

Pas ndjekjes nga policia britanike, një makinë që drejtohej nga një trafikant shqiptar droge, përplas makinën e tij me disa dyqane në lagjen Crouch End në veri të Londrës. 

Detektivët britanikë po survejonin gjatë një operacioni antidrogë grupin kriminal shqiptar, kur njëri prej tyre, shoferi i makinës që përplaset, në janar të këtij viti i dorëzon një valixhe një bashkëpunëtori të tij që merr një taksi, ku gjendeshin 12 kg kokainë. Kur policia i kërkoi shqiptarit që drejtonte makinën me të cilën kishte sjellë drogen që të ndalonte, ai largohet me shpejtësi nga vendngjarja dhe pas ndjekjes nëpër rrugët e Londrës si nëpër filma, trafikanti shqiptar nga shpejtësia e madhe humb kontrollin e makinës dhe e përplas atë me disa dyqane, ku fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë, edhe pse dyqanet pësuan dëmtime mjaft të mëdha.

Shqiptari pas përplasjes largohet me vrap, por qentë e policisë arritën ta kapin atë në afërsi të vendit të përplasjes dhe i gjejnë edhe 21 kg të tjera drogë, raporton TCH.

Ndërkohë, nga bastisjet në banesën e tij, policia zbuloi edhe 16.5 kg kanabis dhe një armë automatike “scorpion” me silenciator. Shqiptarët kanë marrë dënime që shkojnë nga 8 deri në 25 vjet burg. Sipas kryedetektivit Raines të Policisë Metropolitane, “ky rrjet kriminal furnizonte sasira të mëdha droge në Londër dhe droga e kapur kishte një vlerë prej 6.4 milionë sterlinash”.

1 komente në “Londër/ Arrestim i bujshëm i trafikantëve shqiptarë”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    nuk flitet per shqiptare te Mega Kastriotit,por korrake sunite te sulltan Muratit…………….o Zike suma!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje