Arrestimi për "drogë"/ Skënder Shehu: Ja provat që s'kam kryer asnjë vepër penale

5 Gusht 2016, 10:41Kronika TEMA

Skënder Shehu, djali i ish-kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu është përjashtuar nga hetimet që po kryhen në Suedi për veprën penale të lëndëve narkotike.

Me një vendim të prokurorit të rrethit të Stokholmit, thuhet se nga provat ekzistuese nuk mund të vërtetohet se ai ka kryer ndonjë vepër penale. Aktualisht Skënder Shehu ndodhet në kryeqytet dhe i kontaktuar nga Gazeta Shqiptare u shpreh se për çështjen nuk mund të shprehej më gjatë pasi ajo është në hetim, por përsa i përket atij ai është i përjashtuar nga këto hetime dhe ka një vendim të Prokurorit të rrethit, Stokholm, lidhur me këtë Këto janë dokumentet në origjinal, dhe të noterizuara e përkthyera shqip, ndaj mund t’i shihini”- shprehet Skënder Shehu. Djali i dytë i ish-kryeministrit Mehmet Shehu u kthye sërish në epiqendër të mediave më 17-18 maj, ku sipas raportiveve u deklarua prangosja e tij në Suedi në muajin prill, pasi në një banesë që figuron në emër të tij dhe që ai ia kishte lënë në dorë të dytë një shtetasi tjetër u gjet marjuanë.

Vendimi i Prokurorisë së Stokolmit

Më datë 6 korrik 2016, Prokurori i Rrethit Tomas Malmenby, ka marrë vendimin ngjarjen e ndodhur më 30 prill 2016, çështje e cila emërtohet; Vepër e rëndë penale për lëndë narkotike. Në këtë vendim, duke iu referuar Skënder Shehut, shkruhet; Tashmë nuk ekziston asnjë arsye për të zhvilluar hetime paraprake lidhur me të dyshuarin në fjalë. Nga materiali hetimor i paraqitur, nuk mund të provohet se i dyshuari ka kryer ndonjë vepër penale. Hetimet e mëtejshme mendohet se nuk mund të ndryshojnë provat në mënyrë vendimtare.

Ndërkaq më parë, më 3 maj, ndaj Skënder Shehut ishte zhvilluar dhe një seancë gjyqësore për masën që do merrej karshi tij ku me kërkesë të palës akuzuese kërkohej paraburgim. Pas Në përfundim të seancës së zhvilluar gjykata shpalli refuzimin e kërkesës së prokurorisë për lënien në paraburgim të Skënder Shehut, ndërsa në arsyetimin e trupës gjykuese shkruhet; Skënder Shehu nuk ka arsye potenciale që të kosiderohet i dyshuar për veprën penale, për të cilën u shpreh pala paditëse.

Në fund të protokollit jepet shënimi “Protokolli u bë i njohur”, suedisht “Protokollet uppvisat”, çka, sikurse shpjegon Skënder Shehu, do të thotë se ky procesverbal  që nga data 3 maj 2016 ora 15:20 mund të lexohej prej kujtdo dhe çdonjeri i interesuar mbi çështjen të merrte një kopje të tij. “Sigurisht që ky protokoll, apo versione ose derivate të tij, mund të lexoheshin edhe më datën 17 maj dhe në bazë të predispozicionit mund të lexohej krejt njoftimi apo një pjesë e tij”, përfundon Skënder Shehu.

Doc 1, Gazeta TemA

Doc 2, Gazeta TemA

Doc 3, Gazeta TemA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje