Një aksident i ndodhur në fshatin Strovili 23 km nga Igumenica, i ka marrë jetën në mënyrë tragjike ish-drejtorit dhe mësuesit të shkollës “Hasan Tahsini” në Sarandë, Apostol Nika.
Makina e drejtuar nga Apostol Nika ka përfunduar në mënyrë ende të papërcaktuar në një greminë rreth 100 metër.
Për nxjerrjen e trupit nga gremina kanë marrë pjesë 8 efektivë dhe 3 mjete të zjarrfikëseve greke. Apostol Nika udhëtonte drejt Igumenicës, ku do të merrte pjesë në një gëzim familjar.
Ngushellime familjes!
Nga kjo jete te gjithe do ikim nje dite prandaj me vjen shume keq qe iku ne menyre kaq tragjike.