Martohet me italianen për dokumentat. Një detaj e nxorri bllof shqiptarin

6 Gusht 2016, 15:34Kronika TEMA

Ka dashur të bëjë edhe ai si shumica e bashkatdhetarëve, të cilët firmosin dokumentet e celebrimit me femra të huaja vetëm për të qëndruar jashtë shtetit.

Por një detaj e ka nxjerrë zbuluar dhe sërish shqiptari i pafat ka siguruar një tjetër urdhër dëbimi nga Italia.

Mediat shkruajnë se në Brescia, shqiptari u martua me një grua italiane për të shmangur dëbimin nga vendi.

Ai ishte dëbuar një herë, dhe ishte rikthyer në Itali me një plan të ri. Të martohej me një femër italiane.

Këtë e kishte gjetur, por fakti që nuk jetonin bashkë, e ka nxjerrë zbuluar. Hetimet kanë treguar se letrat ishin firmosur vetëm për një qëllim.

Shmangien e dëbimit. Shqiptari u ndalua nga policia në Brescia dhe para gjykatës ai e ka justifikuar faktin se nuk jetonte me “gruan” kështu:

“Nuk jetoja me të, sepse ne ishim zënë, siç ndodh zakonisht”,­ i tha gjykatësit, i cili sigurisht nuk e besoi këtë gjë dhe firmosi urdhrin e ri të dëbimit të shqiptarit nga territori italian.

Ai akuzohet për disa vepra penale të kryera më parë. Emri nuk bëhet me dije nga mediat italiane.

2 komente në “Martohet me italianen për dokumentat. Një detaj e nxorri bllof shqiptarin”

  1. krysho ludovik says:

    ska gje mo burr
    sa jo multikulturalist qe jane keta breshakxhinjte
    po ai eshte shqiptar myslyman
    keshtu qe ja lejon feja te kete 4 gra
    po tja ndalosh kete e fyen nga feja
    fyerjen nga feja e denon multikulturalizmi ne menyre ligjore

  2. Un says:

    Ca ka pun feja o Ludovico Kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje