Shëtiste në Lezhë me Ferrarin e vjedhur në Itali, prangoset 43-vjeçari

7 Gusht 2016, 09:17Kronika TEMA

Ferrari nuk është shumë i përshtatshmë për rrugët e fshatrave shqiptare, megjithatë një 43 vjeçar nga Tale e Lezhës e përdorte pa shumë probleme.

Telashet në fakt i erdhën me dokumentat. I vetmi në fshat me Ferrari dhe sigurisht një nga të rrallët në Lezhë, S.M ra në sy shumë shpejt, jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga uniformat blu.

Policia bëri verifikimet dhe makina rezultoi e vjedhur në Itali. Ferrari tani është parkuar në Komisariatin e Lezhës. Lezhjani nga Tale kaloi nga sedilja e luksit, në bankën e të akuzuarve.

2 komente në “Shëtiste në Lezhë me Ferrarin e vjedhur në Itali, prangoset 43-vjeçari”

  1. Loni says:

    Ha ha ha ha, e ka kap policia se e ka lene benzina ne rruge, eshte zene ngushte policia, nuk ngopet dot me benzine ajo makine, po cia te duhet Ferrari ty me lal (jo jahu se nuk jam mysylmon)

  2. Jevi says:

    Keta hajdutet e vegjel zihen ,po me te medhenjte qysh behet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje