Prokuroria do të jetë institucioni që do të pësojë me shumë ndryshime nga reforma në drejtësi.
Kushtetuta e re ka zbehur rolin e Kryeprokurorit, i cili nuk do të këtë më asnjë konpetencë të ndërhyje në hetimet e vartësve te tij.
Madje nuk do këtë të drejtë as të kryejë emërime apo trasnferime të tyre, të cilat tashmë do të kryhen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Ndërsa prokurorët do të vendosin vete për çështjet hetimore dhe kontrolli i tyre do të bëhet vetëm nga KLP-ja periodikisht.
Institucioni që preket me shume nga reforma në drejtësi është Prokuroria.
Tashmë ky institucion, nga hierarkia vertikale me në krye Prokurorin e Përgjithshëm, bëhet institucion horizontal.
Pra reforma ka rrëzuar dy shtyllat e sistemit te deritanishëm të Prokurorisë.
Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës, Prokurori i Përgjithshëm humbet kontrollin mbi hetimin dhe mbi emërimet apo transferimet e prokurorëve.
E thënë ndryshe, posti i tij mbetet thjesht i një menaxhuesi administrativ pa patur kompetencë të futet në hetimin e çështjeve.
E vetmja kompetencë që i mbetet Prokurorit të Përgjithshëm është të përfaqësoje akuzën në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese si dhe te menaxhojë punën e administratës.
Ja cilat do të jenë kompetencat e Kryeprokurorit
a-Përfaqëson akuzën në Gjykaten e Lartë dhe çështjet ne gjykatën kushtetuese me perjashtim të rastit kur përfaqësimi bëhët nga Prokuroria e posaçme
b-Nxjerr udhëzime të përgjithshme me shkrim për prokurorët me përjashtim të prokurorëve te prokurorisë së posaçme
c-Siguron mbarëvajtjen e punës në administratën e prokurorisë , me përjashtim të administatës së prokurorisë së posaçme . Krijimi dhe mbarëvajtja e strukturave te teknologjise se informacionit në prokurori rregullohet me vendim te keshillit te Ministrave .
ç-propozon dhe administron buxhetin e prokurorisë , me përjashtim të buxhetit të prokurorisë së posaçme
d-raporton në Kuvend për gjendjen e krinminalitetit
dh- Ushtron kompetencat te tjera të përcaktuara me ligj.
Ndryshe nga tani, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës çdo prokuror do të jete i pavaruar në hetimet, pa i dhënë llogari eprorëve.
Puna e tyre do te vlerësohet periodikisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Kjo strukturë, KLP do të jetë përgjegjëse edhe për karrierën e prokurorëve, kompetencë e cila deri me tani ishte në duar të Prokurorit të Përgjithshëm./Ora
Shume e sakte! Hiqjani Berishes Nshanin,Llallen dhe Vishon! KLD dhe shume te tjera! Berishizmi si e keqja me e madhe duhet te marre nje goditje vdekje prurese!
Ca ti besh, se levizin dot per hater te konsensusit PD+LSI dhe u detyruan tja heqin puplat me ligj
Po edhe tani te njejten pune po kryen Dhalla.. ASGJE..
tani dhalla do jete si bicim magazinieri. do ju dorezoje me firme prokuroreve zyrat me te gjithe orendite. vetem per kete do jete pergjegjes.
vate dhe dhalla u ktye ne hire, mbaje tash sali, te befte mire.