Ai ishte vetëm 17 vjeç dhe kishte shkuar në punë të mundësonte nxjerrjen e parave që i duheshin për t’u veshur dhe të blinte librat për në maturë.
Me sa duket ka qenë i vetëdijshëm se rroga e të atit si punonjës policie ishte e pamundur të plotësonte kërkesat e tij për në vitin e fundit të shkollës.
Por nuk ka qenë e thënë. Fati i zi e ka goditur në kulmin e moshës. Ardit Gjoklaj, me origjinë nga Tropoja, është gjendur i pajetë në plehrat e Sharrës, në landfilld, ndërsa mësohet se ka qenë i punësuar prej pak kohësh në sektorin e seleksionimit. Djali është gjetur me dëmtime të shumta në të gjithë trupin, ndërsa dyshohet se ka qenë traktori që punon në atë zonë të landfilldit që i ka marrë jetën djalit.
Dyshimet të çojnë te një akt makabër, pasi i riu jo vetëm është masakruar me mjetin e rëndë, por, në momentin kur është gjetur, trupi i tij ka qenë i mbuluar me plehra.
Konflikti për ndarjen e plehrave që vijnë në landfildin e Sharrës nga Tirana, mund të jetë shkaku që ka çuar në masakrimin e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj.
Adoleshenti me origjinë nga Tropoja kishte një goditje të fortë prapa kokës dhe shenja prerjesh në gjymtyrë.
Në landfildin e Sharrës ka parut konflikte të vazhdueshme ndërmjet punonjësve që kanë arritur deri në konfrontime fizike.
Katër nga punonjësit janë marrë në pyetje nga policia.
Policia tha se ka edhe një pistë tjetër hetimore: Aksidenti i shkaktuar nga makineritë që punojnë në landfild.
Ne landfillin e Sharres ne forme teresisht jo transparente, pa asnje procedure te hapur konkurrimi, jane dhene koncesion 2 leje riciklimi mbetjesh nga Klod Gjeci drejtor i DP Nr 1 te Puntoreve te Qytetit dhe kjo u trumbetua si sukses i madh kur eshte haptazi koncesion abuziv. Qindra fatkeq te pasiguruar punesohen nga miqte e Klodit per ti shfrytezu per riciklimin privat. Para e madhe leviz ne ate landfill qe nuk duket e nuk flitet. Abuzime pa fund me karburantin e me lejet e depozitimeve. Bashkia Tirane duhet te reagoje e te mos e lere landfillin ne doren e nje grupi gati mafioz si ky Klodi i LSI
E tmerrshme. Ngushellimet me te thella familjes.
Cfare do te thote “landfill”? Ha…i jashtem, modern….
Binomi mafje/lsi? Nje lidhje shpirterore qe bekimin e merr nga lart.
O zot, kur do shporret kjo LSI?! Eshte turpi i Ballkanit me gjithe ate kokelopen e Skraparit. Hajdute, pjehra dhe njerez maskarenj ka ne ate parti. Ngushellime familjes!