Flet babai i Arditit, që u vra në Sharrë: Donte të blinte librat e shkollës!

9 Gusht 2016, 09:10Kronika TEMA

Në shtëpinë e Ardit Gjoklajt, 17-vjeçari i masakruar në landfillin e Sharrës janë hapur dyert e mortit.

Gegë Gjoklaj, babai i Arditit është punonjës policie.

Ditën e ngjarjes nuk ka qenë në Tiranë.

Të birin e gjeti të pajetë në morgun e QSUT-së. Deri më tani, nuk di asgjë nga rrethanat se si është vrarë djali i tij, por ka besim se organet e Drejtësisë do ta zbardhin ngjarjen, shkruan Panorama.

Gega nuk kishte dashur që djali i tij të punonte në Sharrë, por kishte qenë këmbëngulja e të birit që e kishte bindur.

“Donte të blinte me paratë e veta rrobat e shkollës”, është shprehur ai.

Ardit Gjoklaj u gjet i pajetë në plehrat e Sharrës, në landfill, kishte gati një muaj që kishte filluar punë në sektorin e seleksionimit në Sharrë.

17-vjeçari u gjet me dëmtime të shumta në të gjithë trupin, ndërsa dyshohet se ka qenë traktori që punon në atë zonë të landfillit që i ka marrë jetën djalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje