Një ditë pas grabitjes së 20 milion lekëve nga filiali i një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut në Tiranë, policia ka vënë në pranga katër persona.
Të arrestuarit janë drejtori i degës së filialit të Bankës së grabitur, Luigj Gjonaj si dhe shefi i sigurisë së bankës Florjan Skarra.
Në prangat e policisë kanë rënë edhe dy persona të tjerë, punonjës të bankës, të cilët kanë neglizhuar në momentin e rënies së alarmit, pas futjes së grabitësve në dhomën e kasafortës.
Arrestimi i tyre vjen pasi dyshohet se për ngjarjen kriminale autorët kanë bashkëpunuar me punonjës të bankës.
Ndërkohë pamjet filmike të një kamera të instaluar në dhomën e kasafortës së bankës, janë prova kryesore e policisë dhe prokurorisë së Tiranës. Filmimet e rregjistruara nga kjo kamera tashmë janë sekuestruar me urdhër të prokurorisë.
Sipas burimeve nga policia, në këto filmime njëra nga autorët e vjedhjes duket qartësisht në pjesën e fytyrës, pasi është kthyer në pjesën ballore të saj.
Aktualisht hetimet janë përqëndruar pikërisht në këtë moment me shpresën e identifikimit të shpejtë të autorit, që është fiksuar nga filmimet e kameras.
Edhe media e beri detyren, e njoftoi personin qe I duket fytyra. Keshtu njera dore lan tjetren -te dyja lajne fytyren(kupto – surratin)
Ore a jeni ne vete qe nxirrni idiotesira si lajme???? Luigjin e njoh mire dhe do vija doren ne zjarr qe nuk ka gisht. Nese e kane arrestuar do jete se ka mbrojtur ndonjeri ose eshte zene me ndonje polic. Kini kujdes verifikojini lajmet o derra se keni te beni me njerez qe investojne ne karakter!
Kush ja jep keto te dhena shtypit ? Publiku nuk duhet te dije qe paska patur kamera ne dhomen e kasafortes dhe grabitesi qenka identifikuar……ky lloj njoftimi konfidencial i hetimit absolutisht nuk duhet te publikohet,perkundrazi duhej thene qe nuk ka patur te tille,prandaj eshte shume e veshtiore dhe blla,blla……Normalisht edhe nje prej grupit hetimor duhet te shkoje pas hekurave…..Likja