Një fjali e pavend duket se ka sjellë sherrin mes dy kushërinjve nga Fieri, që përfundoi me vrasje.
“Gruaja jote është k*rvë”, mësohet se i ka thënë Vladimir Murrizi kushëririt të tij.
Më pas ai e ka qëlluar me hekur, por Denis Zeka ia ka kthyer sharjen dhe e ka vrarë me thikë.
Policia e Fierit ka zbardhur krimin e 3 gushtit në Larisa të Greqisë, pas denoncimit të babait të viktimës.
Policia tha se dy djemtë punonin çobanë në Larisa të Greqisë, në dy stane të ndryshme, dhe mbrëmjen e 3 gushtit, Vladimiri ka shkuar në shtëpinë e Denisit dhe i ka kërkuar të vidhte një frezë për të punuar tokën.
Më parë janë ulur për të pirë, por rrugës janë zënë me njëri-tjetrin dhe sherri u shndërrua në krim.
Denis Zeka e ka varrosur kufomën e kushëririt në një përrua.
Pas pranimit të fajësisë, ai u tregoi uniformave blu vendin ku kishte varrosur kushëririn.
Policia greke, e sinjalizuar nga homologët shqiptarë, bëri kërkimet dhe zbuloi trupin e Vladimir Murrizit pikërisht në vendin e treguar nga Denis Zeka.
Ne perendim nese krimineli tregon ku ndodhet viktima nuk denohen nen ligjin e quajtur miranda. Policia duhet ta zbuloje vete kufomen.
Nuk ka cobenj me mbiemer Zeka dhe as Murrizi mos flisni budalleqe te tilla