Pas dy javësh pritet që të mesohet vendimi për Frrokun, mund t’i shpëtojë ekstradimit

10 Gusht 2016, 15:19Kronika TEMA

Vetëm pas dy javësh pritet që të mesohet vendimi për Frrokun dhe nës mund t’i shpëtojë ekstradimit nga Holanda për në Shqipëri

Kjo për faktin se gjykata e Amsterdamit, në mungesë të një vendimi unifikues, ka kërkuar një afat prej 14 ditësh për të shqyrtuar vendime të ndryshme që janë marrë nga gjykatat holandeze në lidhje me ekstradimin e shtetasve shqiptarë.

Si mund t’i shpëtojë drejtësisë Arben Frroku? Gjykatat holandeze me vendime të kundërta.

Në Holandë, gjykata e Amsterdamit ka marrë dy javë kohë për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë shqiptare për ekstradimin e Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Mbetet e paqartë nëse do të kryhet ekstradimi, pasi ka disa vendime të ndryshme të gjykatave Holandeze në lidhje me ekstradimin e shtetasve shqiptarë.

Vetem pak ditë më pare gjykata holandeze vendosi rikthimin në Shqipëri të një shtetasi që pretendonte se i kërcenohej jeta.

Kërkesa e tij për të qendruar në Holandë u refuzua, pasi autoritetet shqipare kishin siguruar se do merrnin masa shtese për mbrojtjen e personit që do të kthehej.

Por në një tjeter vendim të gjykatës se Amsterdamit të marrë në 2014, një vrasës shqiptar nuk u ekstradua nga Holanda në Shqiperi, kjo pasi sipas autoriteteve holandeze vendi ynë nuk mund të garantonte sigurinë nëpër burgje.

Shtetasi shqiptar, i akuzuar për një vrasje të kryer në vitin 2000, kishte pretendimin se rrezikohej nga gjakmarrja në atdhe. Ky pretendim i tij u pranua nga trupi gjykues, I cili vendosi që shqiptari mund të qendronte në Hollandë.

Gjykata e argumentoi vendimin me faktin që sistemi I burgjeve shqipare është i korruptushëm, ndaj I akuzuari për vrasje nuk e kishte të sigurt jeten aty për të shlyer dënimin.

Një tjetër element që mund të jetë në favor të Arben Frrokut janë dhe ngjarjet e ndodhura së fundmi në burgjet shqiptare ku në Vaqarr te Tiranës ndodhi një sulm me snaiper, dhe një i burgosur u plagos në këmbë.

Ndersa në burgun e Shënkollit në Lezhe një i dënuar humbi jetën në rrethana jo shume të qarta. Mbetet për të parë se cili do të jetë vendimi i gjyqtareve për kërkesen e ekstradimit të Arben Frrokut që pritet të jepet javët e ardhshme.

Në qoftë se Frroku nuk ekstradohet, atëhere ai do të lirohet nga burgu i Amsterdamit dhe mund te vazhdoje i qetë qendrimin e tij në Holandë në gjendje të lire.

2 komente në “Pas dy javësh pritet që të mesohet vendimi për Frrokun, mund t’i shpëtojë ekstradimit”

  1. llulush opozitari says:

    Lajm i mirë:
    Shpesojme te mos ekstradohet se bashkeshortja e kryeopozitarit ka nevoje per shoqerine e nje mashkulli “te djegur” shqiptar.se pothuajse hollandezet jane homo si dhe basjkeshorti i saj.

  2. Kurbinasi says:

    Shpresoj Mos te thkehet ne ”Shqiperi”, Arben Frroku, sepse edhe te thkehet ne ”Shqiperi”, do te lirohet nga burgu dhe drejtesija nuk do ti jepet, pavarsisht si kan qan rrethanat qe e ka shtyer per te ekzekutuar nje ”Polic Ne Detyre”…
    Kryeministrin yn shqiptar, Edi Rama, e perdori ”Politikishte”, te ndjerin kur ishte ne OPOZITE..
    Tani qe u ba Kryetar Shteti e liroj Arben Frrokun me Votat qe mori ne 2013 ne puke, e la te lir per arsyje politike…
    Nuk do ta kuptoje kurr pse ”Bashk-Atdhetaret” qe jetojne ne Shqiperi, qe i perkrahni keto Palo Deputet qe po e shkaterrojne Shqiperin dita dites..
    Korrupsjoni , vrasjet, po kalojne nje NUMER TE MADHE..
    Po na tallet ”Bota” me ne, na vjen turp ti themi dikujt se jemi Shqiptar..
    Dikur i thoshim qe jemi shqiptar me plot krenari, deri kur interneti evuloje dhe tani c’do kalbesin e shqiperis po dalin dita dites…
    Nje miku im me tha nje dite si ka mundesi SHQIPERIA kaq korrupsjon, vrasje, vjedhje, po ndodhin dhe ti ndihesh krenar per Nje Popull qe durojn durojn dhe jan dele?
    U habita kur ma tha dhe u inatosa me ate mikun tim deri nje -dit e kuptova se kishte te drejt absolute dhe deri qe arrita ti kerkoja falje qe me erdh turp nga vetja se ”Ofendova” qe me ofendoj vendin tim dhe me i tha Popullit Tim ”Dele” ”Goat”….
    Nuk do ta kuptoj kurr pse popull rri kaq urt nga njerz te KORRUPTUAR qe drejtone Shtetin E Shqiperis?
    [Mos valle populli shqiptar jan te KORRUPTUM Deri ne Palce??]
    Shpresoj nje dit nje kohe nje Lider, del ball ketyne gjerave dhe Rregullone Shqiperin tone….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje