Berisha poston një video ku pretendon se është Balili: Tre netë më parë darkoi me Ramën në Dhërmi

9 Gusht 2016, 20:23Kronika TEMA

Pas denoncimit të PD-së, se Klement Balili, pavarësisht se është në kërkim, po pushon në Sarandë, ka reaguar edhe Berisha.

Ai ka postuar një video, ku pretendon se është Klement Balili, edhe pse nuk duket qartë.

Sipas Berishës, Balili madje tre netë më parë ka darkuar me Ramën në Dhërmi.

“Nen mbrojtjen e Ediskobarit, Eskobari i Ballkanit shetit sot me motor uji ne Sarande. Çunat e krimit e ruajne dhe i bejne fresk. Thuhet se tre nete me pare darkoi ne Dhermi me Ediskobarin”, shkruan Berisha poshtë videos së postuar, ku nuk shihet asnjë fytyrë.

Familjarët e Balilit reaguan pas akuzave të PD-së, duke deklaruar se fotot e publikuara nga kjo parti janë bërë tre vite më parë.

3 komente në “Berisha poston një video ku pretendon se është Balili: Tre netë më parë darkoi me Ramën në Dhërmi”

  1. Ma do mendja qe ja kane derguar me nenshkrimin “Saranda Dixhitale”… Ha Ha Ha idjotesia e rradhes e njeriut me kriminel ne historine e post-PPSH, qe edhe sot pas 26 vitesh e mban kete popull e vend nen terror, por edhe me gallate me keto personazhet me Dixhital… O Sali Berisha, po pse nuk ja kerkon Ilir Metes kete banditin e droges rajonale nga Saranda, sepse e di gjithe Saranda e Jugu, por dhe Te Huajt brenda e jashte Shqiperise, se ky personazh i botes se krimit eshte sa i Yti dhe i Ilir Metes, pra; i dy Malokeve kriminele te Shqiperise. Po bej qejf edhe pak muaj, se fundin do e keni shume-shume te tmerrshem si per vete dhe cilindo qe ju ndjek…

  2. naju says:

    E dim qe genjen seshte nevoja pergenjeshtrimi. Ju ka dale boja fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje