VIDEO e vjedhjes së bankës në Vlorë: Kallashin në kokë arkëtares

11 Gusht 2016, 14:24Kronika TEMA

Policia e Vlorës, pas rreth një muaji, ka zbardhur grabitjen e një banke të nivelit të dytë, ngjarje që ndodhi në mes të ditës në qytetin bregdetar. Policia ka arritur të tregojë çdo taktikë të përdorur nga dy grabitësit.

Në fillim është vjedhja e automjetit tip “Benz 250”, që u përdor në grabitje. Në videon e policisë duket se si një nga autorët, Kostandinos Shakaj, arrin të vjedhë me lehtësi makinën, që ishte lënë anës rrugës e ndezur.

Më pas në video duket grabitja.Policia saktëson se 36-vjeçari G.Gj, që është shpallur në kërkim, është personi që futet në bankë me armë, raporton Klan.  Në video duket se pasi futet brenda ambienteve të bankës me kallashnikov në dorë, arrin të marrë me qetësi shumën e lekëve.

Nga hetimet rezulton se nga kjo bankë janë vjedhur mbi 6 milionë lekë si dhe mbi 30 mijë euro. Pasi mbush thesin, grabitësi i veshur me rroba kamuflazhi largohet me vrap. Ndërkohë tek dera e bankës është grabitësi i dytë, i cili bën roje.

4 komente në “VIDEO e vjedhjes së bankës në Vlorë: Kallashin në kokë arkëtares”

  1. Futjani Kallashin ne B*** says:

    Ç´ne ky “suniti” i qelbur i Janullatos duke vjedhur ???

  2. 1* says:

    Une kam vetem nje “merak” : A do t’i ndjane dot në mënyrë te barabarte leket dhe Euro-t apo mos do kene ndonje grindje me njeri tjetrin dhe qellojne e vrasin po njeri tjetrin? Se per leket e Bankes (te shqiptareve) nuk ka gje,ato kanë 25 vjet që vidhen e nuk mbarohen.

  3. fshatari says:

    Policia t`i mare edhe 30% e Tahirit

  4. Avni Rustemi says:

    bankat jan hajdutet me te medhenj ne historin e tyre ! Ne te gjitha vendet dhe kur viedhin leket e bankave nuk vjedhin leket e shqiptareve apo te atij populli por leket e vjedhura nga populli . Nuk me vjen keq qe keto akte ndodhim , keq me vjen kur vidhen gjysherit tan , banesat , makinat personale etj , ateher mund te them harram dhe ropt ku ti kene por nga bankan nuk i vjedhin se si mund te quash kriminel ate qe i mer leket mbas nje krimineli !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje