Një ditë pas arrestimit nga policia me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, Gjykata e Tiranës ka dhënë dje masën e sigurisë për dy punonjësit e bankës, Luigj Gjonaj dhe Florian Skarra.
Gjykata vendosi detyrim paraqitje për drejtorin e filialit, Gjonaj, ndërsa la në burg shefin e sigurisë së Bankës, Florian Skarra.
Ata u arrestuan një ditë më parë pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar grabitjen e Bankës, ndonëse sinjali i alarmit i ka njoftuar dy herë të premten në orën 20:00 dhe të shtunë në orën 5 të mëgjesit.
Policia dhe prokuroria kanë ngritur dyshime të forta mbi dy persona që mund të jenë të imlikuar në këtë ngjarje, por po punon për identifikimin e tyre me prova konkrete.
Momenti i kapjes nga kamera së fytyrës të njërit prej grabitësve, do shërbejë për nisjen e verifikimeve të mëtejshme, për të hedhur dritë mbi ngjarjen dhe identifikuar grabitësit.
Në të gjitha alarmet e rëna nga e premtja në mbrëmje deri të shtunën, kur sipas hetuesve janë marrë paratë, pretendimi që kanë ngritur si drejtori i bankës Luigj Gjonaj dhe Florian Skarra, shef i sigurisë së filialit është se pas kontrolleve nuk kanë konstatuar asnjë lëvizje të dyshimtë dhe kanë menduar se sinjali i alarmit binte nga ndonjë insekt i mbetur brenda degës, ose lëvizje të minjve, raporton Shqiptarja.com.
Rezulton se në dy prej rasteve kur ka rënë alarmi, dy punonjësit Gjonaj dhe Skarra kanë hapur derën e dhomës dhe kanë kqyrur pa u futur më në brendësi të dhomës, se paratë ishin të palëvizura.
Burime nga grupi hetimor, thanë se autorët kanë punuar me vegla pune, si daltë e çekiç, për të mos bërë zhurmë.
Veglat e gjetura në vendin e ngjarjes, bishta cigaresh dhe shishe uji, janë dërguar për ekspertizë.