Pas denoncimeve të Partisë Demokratike, për implikimin e shefave të policisë në kultivimin e kanabisit në vend, Prokuroria e Krimeve të Rënda është vënë në lëvizje.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se Krimet e Rënda kanë nisur hetimet ndaj të gjithë drejtorëve të Policisë në qarqe dhe shefave të komisariateve të përmendur në listat e denoncimeve nga ana e demokratëve.
Vendimi për nisjen e hetimeve vjen sot, pas denoncimit të radhës të bërë nga kreu i grupit të PDsë, i cili numëroi të tjerë emra drejtorësh policie të përfshirë në kultivim dhe kujdes për ruajten e parcelave të mbjella me kanabis në vend.
Denoncimi i PD
Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë Tiranë, sebashku me zëvendësin e tij, Ermal Muca, janë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike dhe vjeljen e 30 përqindëshit në zonat Peze, Preze, fshatrat mbrapa malit të Dajtit, Zallherr, në Kombinat me sera, deri në kufi me Durrësin dhe Kavajën.
Jeart Çela, Drejtor i Policisë në Vlorë, lidhje e fortë e Tahirit dhe vëllezërve Habilaj. Menaxhon drogën në Novoselle, Mifol, Vjosë, Nartë, Panaja, Zvernec, Trevllazer. Më tej në Risili – Llakatund – Trevllazer- Mekat – Kanine, dhe zona e trete eshte Vranisht – Llakatund_ Terbaq – Mesaplik – Gjorm – Brataj- Ramic – Sevaster. Vlen për tu theksuar se zona Armen- Kocul –Selenice – Pocem që lidhen me fshatrat e Tepelenes kontrollohet nga grupi i shoqërimit të ministrit Tahiri.
Afrim Tafa, në drejtorinë e Policisë Berat, sëbashku me shefin e komisariatit të Skraparit, Ferdinand Dusha dhe me Shefin e Komisariatit Berat, Learton Hoxha kanë nën përgjegjësi drogën në afërsi të Malit të Tomorrit nga krahu i Beratit ku janë mbjellë rreth 80.000 rrënjë kanabis, dhe krahu i Skraparit ku janë mbjellë rreth 100.000 rrënjë.
Edmond Targaj, Drejtor i Policisë Qarku Dibër, ka nën hyqëm 12 grupe kriminale nga tepelena vlora dhe dibra, që mbjellin e trafikojnë drogën. Zonat ku është përqendruar ky aktivitet janë fshati Vicisht me rreth 20.000 rrënjë bimë cannabis, fshati Muhurr me 15.000 rrënjë, fshati Qaf – Muhurr me 17.000 rrënjë dhe fshati Shupenzë, me rreth 50.000 rrënjë. Porosia është të mos pranohet asnjë ofertë më pak se 10 mijë rrënjë. Ndihmësi i Edmond Targajt në dibër, është Robert Aga, i përfolur në cdo raport të shërbimeve partnere për rolin e tij kyc në trafikimin e drogës.
Fatmir Lleshi, në detyrën e tij si shef i Komisariatit 4 në Tiranë, në bashkëpunim me deputetë të PS-sënë Tiranë, u kujdesën për drogën në zonën e Tujanit, dhe në rrethinat e Dajtit. Me ndihmën e inspektorit të policisë Demaliaj dhe Alban Ahmetaj, menaxhohet dhe kanabisi i Shëngjergjit.
Erjon Ismailaj, shef i Komisaritatit të Policisë Krujë, i përfshirë drejpërdrejt në kultivimin e kanabisit, ku mendohet se janë rreth 75.000 rrënjë. Ky shef komisariati dorë e Shullazit dhe Tahirit ka keqtrajtuar dhe mbajtur peng disa ore inspektore të mjedisit që konstatuan arat me droge, dhe i kërcënuan me jetë nëse flasin.
Henrigert Mitri, menaxhon mbi 40 mijë rrënjë në zonën e Burrelit, ku është shef komisariati, një njohje e vjetër e Shullazit dhe Erjon Braces. Ishte shef komisariati në Lushnje, kur ndihmoi për fshehjen e provave pas rënies së avionit me drogë në Divjakë.
Në ditët në vijim, do të bëjmë publike të tjera të dhëna për kontrollin e cdo pëllëmbë toke në vend të mbjellë me drogë nga Edi Rama, me drejtuesit e tij të policisë.
Kështu e ka ngritur ai perandorinë e drogës në vend, që po mbyt ekonominë e ndershme dhe po shfrytëzon varfërinë e fshatarëve. Ky biznes gjigand kriminal, po rritet cdo ditë, për të siguruar miliona euro për Edi Ramën e oligarkinë e tij, para që Edi Rama planifikon ti përdorë në zgjedhje për të blerë votat.
Epo,shura i shpeton ketij,Dhallit te prokurorise,sa here hap gojen e pjerdh PD-ja?
Po ky,Dhalli,i ka sirtaret plot me denoncime te faktuara dhe jo te “ligjeruara” ne konferenca shtypi dhe nuk leviz as gishtin e jo me te nise hetimet.Ky eshte problemi qe duhet hetuar prej Parlamentit e duhet vene dore urgjentisht.
Eshte e qarte si drita e diellit qe duke filluar nga palopresidenti,prokuroria e gjykatat,te gjithe jane vene ne sherbim te PD-se per te krijuar konflikte e per te mos miratuar ligjet e domosdoshme per hyrjen ne veprim te reformes ne drejtesi.
Prandaj eshte detyre e kesaj maxhorance dhe me ndihmen e ambasadoreve Lu e Vlahutin te ushtrohet presioni i nevojshem per miratimin e atyre 7 ligjeve,te cilet celin rrugen per me tej…
Shpifje elektorale,
Keta shpifes te felliqur qe vetem baltosin . Prokuroria te hetoi ato qe duhen hetuar qe popullit i kan zene frymen dhe jo hetime per keta shpifes te perdicem te PAPERGJEGJSHEM
Keta shpifes te felliqur qe vetem baltosin . Prokuroria te hetoi ato qe duhen hetuar qe popullit i kan zene frymen dhe jo hetime per keta shpifes te perdicem te PAPERGJEGJSHEM,,,,,,,,,,
Genjeshtra elektorale nga banda e hajduteve PD