Hakerat i vjedhin 20 mijë euro biznesmenit nga Tirana

11 Gusht 2016, 20:14Kronika TEMA

Një biznesmen nga Tirana ka rënë pre e një vjedhje spektakolare.

Ai është A.Xh. 54 vjeç dhe është mashtruar përmes postës elektronike nga persona ende të paidentifikuar.

Kështu, hakerat kanë klonuar adresat e e-maileve të kompanisë që ai bashkëpunonte dhe në këtë mënyrë kanë komunikuar me të sikur të ishin ortakët e tij.

Me këtë mënyrë ata i kanë marrë biznesmenit 20 mijë euro dhe më pas janë zhdukur.

Policia ka nisur punën për identifikimin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje