Vrasja e elektricistit, autori një javë pa drita për borxhin 500 mijë lekë

12 Gusht 2016, 09:31Kronika TEMA

Zamir Velaj, 44 vjeç, u qëllua disa herë me thikë nga banori i fshatit Oblikë, Martin Zefi, pasi refuzoi t’i lidhte energjinë abonentit që nuk kishte paguar.

Për rreth 1 javë familja e Martin Zefit ishte pa energji elektrike.

Nga burime të OSHEE-së mësohet se shkak ishte bërë mospagesa e energjisë prej saj, në një vlerë prej rreth 500 mijë lekësh, raporton “GSH”.

Grupi i punës ishte përplasur dhe herë të tjera me familjet e kësaj zone, të cilat në pjesën më të madhe janë debitore të energjisë elektrike, në vlera të ndryshme.

Prej disa vitesh ata janë ankuar se janë faturuar në shuma të mëdha nga OSHEE-ja.

Një pjesë e familjeve kanë arritur marrëveshje për pagesat e mbetura, për t’i shlyer me pjesë, ndërsa të tjera nuk kanë mundur ta realizojnë këtë, duke mbetur në borxh me OSHEE-në.

Në kushtet e errësirës dhe mospagesës së energjisë ai ka kërkuar lidhjen e dritave në banesën e tij, por kur mori përgjigje negative, e sulmoi për vdekje punonjësin e OSHEE-së, Zamir Velaj.

3 komente në “Vrasja e elektricistit, autori një javë pa drita për borxhin 500 mijë lekë”

  1. WEB says:

    Ngushellime per te mjerin qe po bente vetem punen e tij ,,dhe duhet shtuar ketu edhe pakujdesia e operatorit te OSHEE , dhe shefave te tij qe e dergojne te vetem ,pa nje shok apo polic te nderprese energjine nje njeriu qe kishin pasur gjithmone probleme, dhe sherre te vazhdueshme .Duhet te vdese gjithmone dikush ,qe te fillohen te merren masa ,dhe vone si gjithmone ,,,vone

  2. andi says:

    Pergjegjesia eshte e bandes se organizuar te OSHEE-se qe ne shumicen e rasteve pret energjine elektrike pa te drejte dhe drejtorat bejne sikur e kane pronen e tyre. Nese nuk meren masa te tilla ngjarje do te kete dhe ne te ardhmen nga veriu ne jug.Gjykata specieale duhet te komfirmoj dhe te coj drejtesin ne vend ne nje rast shume te vecante ne komunen LLakatund Vlore ku banoret e zones kane paguar faturat e energjise elektrike ne poste dhe arketari i prishte leket ne kazino dhe drejtorii OSHEE-se leshon urdhra per prerje te energjise . A do te kete ndonje here drejtesi ne kete shtet bananesh?

  3. oo7 says:

    Cfare do te thone tani PD-istet e shqupit ? Kane kohe qe perserisin nje te denuar nga qeveria ,se nuk paguante dritat,e ai vari veten ne burg. PO ky qe vrau elektricistin , valle mo do te thone se ja beri mire ati punonjesit te qeverise se do te zbatonte ligjin,;or e vrane ? Flisni PD-istat e shqupit me qesharakun ne krye formalisht,pa konkretishte dihet se cili eshte ne krye.

    MJERE.mjere ,o Shqiperi ne dore te kujt kerkon te biesh perseri ! Qaje,o Shqiperi ,qaje kohen e Enver Hoxhes,pa lere se c;thone hajdutet e kriminelet. Eh ,o e zeza nene nga Dorezi i LIbrazhdit , prisje djalin ta shikoje e te sillte nje leke,po ta sollen te vdekur . Ja kjo eshte demokracia Shqiptare! Kjo eshte demokracia e te poshterit,e maskarajt ,e kriminelit i cili duket nga syte e skuqur qe kerkon vetem gjak,ndaj therret armatosuni,armatosuni ,o popull, e behuni kerme me njeri tjetrin se une rroj ne vile,shetise buze detit e shkruaj idiptl;leqet ne komjuter……. Enver Hoxha ndertonte uzina e kombinate,stadiume e teatro, mbillte e korrte grure,miser,pambuk , keta mbiellin lenden e vdekjes,hashashin. Ai te vriste ne emer te shtetit e ligjeve ,keta thone vrituni me njeri tjetrin se ne ferkojme barkun…….. Me shani sa te doni ,ju komentuesit , hajduta e drogaxhinjer, ju qe kini nga 4-5 shtepi,makina lluksoze ,vila jashte shtetit, shani qe flas mire per kohen e Enverit,shani , kujtoni edhe buken me djathe e domate , po ajo ishte e embel se kishte brenda dashurine per njeriun e jo fishekune vdekjes. Edhe ate fishekun ne paje,tradite e mesjetes,e flakem ne plehra. Po.po i flakem ne plehra e jetonim si njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje