Një efektive e Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:21, në qytetin bregdetar të Sarandës. Sipas policisë, 23-vjeçarja Jeroldina Iljazi, është gjetur e vrarë në dhomën e saj.
Nga hetimet ka rezultuar se efektivja i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit raporton tvklan. Shkaqet që çuan 23-vjeçaren drejt këtij akti ende nuk dihen.
Në momentin e kryerjes së krimit, në banesë ka qenë edhe gjyshja e saj. Policia thotë se po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Jeroldina Iljazi ishte me gradën inspektore.
Gjynah,mjere familja e saj se cfare e gjeti.
SHPIRTI SAJ PUSHOFTE NE PAQE.
NGUSHELLIME FAMILJES.
Keqardhje per nje vajze kaq te re. Mos kerkoni te gjeni shkaqe ekonomike etj. Depresoni con ne vetvrasje por me kulturen shendetesore qe kemi ne kete vend njerzit as mund ta mendojne se ka ndihme qe mund tu shpetoje jeten.