Djali sirian, imazhi i të cilit shokoi botën, takohet me prindërit

19 Gusht 2016, 11:41Bota TEMA

5-vjeçari që u bë simbol i horrorit dhe tragjedisë së luftës në Siri kur një foto e tij ndërsa ishte i gjakosur dhe i mbytur nga pluhuri u bë virale, më në fund arriti të ribashkohet me prindërit e tij fati i të cilëve nuk dihej pas sulmit ajror.

Omran Daqneesh dukej i traumatizuar teksa qëndronte vetëm i ulur në sediljen e ambulancës, pasi e morën nga rrënojat e shtëpisë së tij në Alepo, qytezë e cila është shkatërruar nga sulmet ajrore.

Një infermiere që mjekoi 5-vjeçarin tha  se Omran nuk derdhi asnjë pikë loti të vetme derisa u ritakua me prindërit e tij në spital pak momente pasi ai kishte mbërritur.

“Ai nuk thoshte gjë tjetër veçse kërkonte prindërit, madje asnjë ankesë nuk doli nga goja e tij për plagët që kishte,” tha infermierja.

“Vetëm kur pa prindërit pastaj filloi të qante. Dukej sikur ishte në gjumë, jo pa ndjenja por i traumatizuar, i humbur” tha ajo.

Doktorët në fillim u frikësuan se mos djaloshi kishte dëmtime të brëndshme për shkak se nuk reagonte.  Por fatmirësisht plagët e Omran ishin sipërfaqësore dhe infermieret ishin në gjendje t’i fashonin plagët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje