Zyrtarisht ata thonë se janë njohur në Nju Jork, në vitin 1998.
Ajo ishtë një modele super seksi 28-vjeçare, e gjatë, e mrekullueshme dhe me një theks seksi sllav.
Ai, një miliarder 52-vjeçar që nuk ka shumë nevojë për komente.
Në vitin 2005, Melania Knauss dhe Donald Trump më në fund vendosën të martohen.
Tashmë ata pretendojnë të jenë Zoti dhe Zonja e Parë e Amerikës.
Por, ka disa pikëpyetje mbi të kaluarën e tyre.
Duke nisur që nga fotot nudo të Melanie, të cilat janë bërë në vitin 1995, pasi dyshohet se ajo punonte në një agjenci modelingu që shërbente si mbulesë për prostituta të klasit të lartë.
Gazetari slloven, Bojan Pozar, që ka bërë së fundmi një biografi të paautorizuar për Melanie, thotë se Trump është takuar me këtë të fundit pikërisht në vitin 1995, dhe jo në vitin 1998, siç pretendojnë ata.
Madje, ai thotë se ka qenë Trump ai që ka financuar karrierën e Melanie.
Pozar shkruan se në mënyrë të mistershme, nga viti 1995 deri në vitin 1998, nuk ka asnjë të dhënë për Melanie.
Madje, as me kë shoqërohej dhe nëse ka pasur të dashur gjatë kësaj periudhe.
Një tjetër përgjigje që duhet të japë Melanie, është fakti se si ka punuar ajo në ato vite në Amerikë, duke qenë se nuk kishte vizë.
Dhe, për një kandidat si Donald Trump, që është kundër emigrantëve të paligjshëm, kjo do të ishte një goditje e rëndë.
… gjihcka jane “manipulime” per fushate … asgje e vertete por inskenime te montuara …
Edhe ti moj Marsela qenke dorezuar tek Trapi.Ne vitin 1995 mbasi kishte hyre ne Amerike me vize speciale H1, ka bashkejetuar me nje fotoreporter. Pra ajo ka jetuar ne Neywork perpara se sic thote ajo ka ardhur ne vitin 1998. dhe enigma me madhe eshte se si ajo mori passaporten amerikane ne vitin 2002.Emigracioni amerikan di cdo gje por nuk mund te lesho jdokumentat pa lejen e asaj tani per tani. E fundit eshte se sot u njoftua se Tramp ka 960 miljon borxhe kompanive te ndryshme.