Ëndrra olimpike e australianes Amy Pejkoviç mori një goditje të fortë, kur ajo u diagnostifikua me tumor në kokë në moshën 19-vjeçare.
Ajo kishte nevojë për një operacion, në mënyrë që të hiqte një pjesë të tumorit në vitin 2012.
Për këtë arsye, ajo nuk mori dot pjesë në Lojërat Olimpike të Londrës.
“Unë u ula kur më dhanë lajmin, dhe nuk kam folur për 10 minuta”, kujton 23-vjeçarja.
“Mbaj mend se pashë nënën time duke folur me mjekët, ndërsa unë shikojë një pikë të bardhë në skaner, që ishte tumori në kokën time”, vijon më tej ajo.
Amy ishte ndërkohë edhe modele.
23-vjeçarja është përballur me një betejë të vështirë, pasi humbi më shumë se 10 kg në peshë, një pjesë e flokëve i ranë dhe nuk kishte më fuqi.
Por, Amy e fitoi betejën e saj.
Tashmë ajo është duke u shëruar dhe synon që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 2020 si atlete me ekipin e Australisë.