E qeshur dhe me një grup shoqesh, Michaella McCollum Connolly duket një femër e lumtur, që pozon për të treguar jetën e saj të mrekullueshme.
Por në fakt këto foto vijnë nga burgu
Dhe nuk bëhet fjalë për një burg të zakonshëm, por për një prej burgjeve më famëkeq të Perusë.
Britanikja Michaella u arrestua në vitin 2013 në Lima, pasi po përpiqej të nxirrte jashtë Perusë një sasi kokaine që vlente 1.5 milion dollarë.
Por, pas një periudhe të vështirë, tashmë ajo e ka marrë veten dhe i është përjshtatur jetës së burgut.
Madje, më mirë akoma.
Britanikja ka hapur një qendër salloni në burg dhe fiton plot 230 dollarë në javë.
Për më tepër që jep edhe kurse kërcimi.
Ajo tani bën një jetë të mirë, ka telefon me të cilin bën foto për t’iu treguar të afërmve se çfarë jete bën, madje paguan të burgosurat e tjera që t’i pastojnë qelinë ku jeton me 7 femra të tjera.
Attach