Eksportet bujqësore ngecin me Kosovën, dyfishohen me Serbinë

22 Gusht 2016, 13:15Ekonomia TEMA

Vendet e rajonit, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi janë oazi i eksporteve te frutave dhe perimeve shqiptare.

Por në pjesën e parë të vitit shihet që të ketë një zhvendosje të shitjeve të prodhimeve bujqësore “Made in Albania” nga vendi në vend.

Teksa shihet se me Kosovën eksportet e janë në vendnumëro me rënie 3 për qind për perimet dhe me rritje të lehtë për frutat, me Serbinë ka ndodhur revolucioni, raporton Monitor.

Eksportet e perimeve me Serbinë u rritën me 73 për qind në janar-qershor 2016 sipas të dhënave të INSTAT, ndërsa të frutave panë një rritje 92 % gati me dyfishim me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Sipas të dhënave të INSTAT,  eksporti i perimeve për gjashtëmujorin e parë  të këtij viti rrit me 39 për qind duke arritur në  mbi 3 miliardë lekë. Pothuajse një e treta e eksporteve (984 milionë lekë) të zarzavateve shkoi në Serbi. Ndërsa pjesa tjetër prej 21 për qind shkoi në Kosove me një vlerë prej 667 milionë lekësh.

Edhe eksporti i frutave u rrit me 54 për qind në krahasim me gjashtëmujorin e parë të 2016 , të cilat ashtu si edhe perimet u destinuan kryesisht në rajon, si në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Serbi.

Eksportet e fruta perimeve drejt Serbisë arritën në fund gjysmës së parë të vitit mbi 1.1 miliardë lekë, ndërsa në Kosovë 826 milionë lekë.

Në hartën e eksporteve bujqësore nuk ekziston Rusia. Vendi nordik  vitet e fundit para se të vihej embargo ishte destiancioni i preferuar dhe me rritje të shpejtë i perimeve shqiptare.

Fermerët në zonën e Lushnjes pohuan se bllokimi i eksporteve me Rusinë ka ndikuar në fitimet e zonës, pasi çmimet që ofronte ky ven ishin më të larta se rajoni.

6 komente në “Eksportet bujqësore ngecin me Kosovën, dyfishohen me Serbinë”

  1. Ai says:

    Rusia, vend nordik, ha ha ha.
    Cojeni këtë mender gazetar në fillore përsëri.

    1. Katunari says:

      Pse mos është jugor?
      U bon gjith dynjoja ekspert.

  2. like says:

    po s´do mend! kush do ta favorizoje Kosoven!?

  3. Visi says:

    Mos harroni se produktet shqiptare në Rusi i eksporton Serbia e cila nuk i ka pranuar sanksionet ndaj Rusisë.

  4. Argita_B says:

    Si mund te krahasosh shifrat e eksportit te frutave ndermjet gjashtemujorit te pare de 2016 ne nje kohe qe akoma nuk kemi perfunduar tremujorin e trete te 2016!! Me sa klase shkolle i keni gazetaret Mero !! Turp i botes, kur nuk keni asnje klase shkolle per ezkonomi mos e i prekni keto tema se e degjeneruat gazetaen fare!
    Nje media lenden e pare qe ka, eshte besueshmeria. Boll shkruajtet se nuk keni asnje gje te besueshme.
    Shikoni komentet ne pseudo artikujt qe hidhni on line dhe do te kuptoni se kete media e lexojne nje pjese e madhe e analfabeteve, njerez provinciale, pasi gazeta juaj vetem ata kerkon te kete si lexues.

  5. Atdhetari says:

    Hahahahahah Bar do hame dhe Ameriken nuk e tradhetojme.Shajne komunizmin gomeret Shqiptar po per Ameriken hane dhe mut.Pse nuk i mori Amerika prodhimet bujqesore Shqiptare si demshperblim per solidarizimin tone me Ameriken me sanksionet e Rusise? Jo vetem qe Amerikanet sna japin asgje dhe po na rrjepin por tani po shkaterrohemi ekonomikisht per interesat Amerikane. Shqiptaret vazhdojne te brohorasin Amerika mikja jone dhe na ndihmon.Popull me simptomen e Stokholmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje