Autostrada e Elbasanit, grekët e AKTOR 54 mln euro borxhe ndaj furnitorëve dhe kreditorëve

19 Gusht 2016, 09:48Ekonomia TEMA

Kompania greke Aktor, që është kontraktuar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e Autostradës Tiranë –Elbasan, është zhytur në miliona euro borxhe. Në pasqyrat financiare që kompania ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit shihet se detyrimet e kompanisë kanë arritur në 7.4 miliardë lekë, ose 54 milionë euro në fund të vitit 2015.

Nga kjo shumë 4.6 miliardë lekë ose 33 milionë euro janë detyrime ndaj furnitorëve. Ndërsa detyrimet ndaj punonjësve raportohen 2.8 milionë lekë.

Pjesa e tjetër e detyrimeve prej 2 miliardë lekësh janë si borxhe nga kreditorë të tjerë dhe një shume prej 265 mijë lekësh detyrime tatimore. Një borxh prej 100 milionë lekësh është raportuar si detyrim i paspecifikuar.

Kompania raportoi humbje prej 1.2 miliardë lekësh nga aktiviteti në Shqipëri për vitin 2015.

Aktor, e cila ka ndërtuar autostradën e re me tunel, Tiranë-Elbasan është vënë në vështirësi financiare pas ndërprerjes së punimeve të diktuara nga shembja që ndodhi vitin që shkoi në zonën e Ibës. Gjatë vitit 2015, shoqëritë përmbarimore kanë vërshuar në QKR duke bllokuar llogaritë dhe kuotat e Aktor. Sipas të dhënave nga ekstrakti i Copri-Aktor në QKR janë lëshuar 12 urdhra sekuestrosh për bllokimin e kuotave.

Kompania greke Aktor, në vitin 2012 fitoi tenderin me skonto të autostradës së re Tiranë-Elbasan. Vetëm për tunelin me gjatësi 4 kilometra, Ministria e Transporteve kishte vendosur në dispozicion 15.5 miliardë lekë, kurse Aktor ofroi 8.3 miliardë lekë ose 40 % më lirë, për shkak të një gare të fortë ku kompanitë pjesëmarrëse ofruan vlera të ulëta për punimet nisur edhe nga kushtet e vështira që krijoi kriza e vitit 2008, ku po bëheshin gjithnjë e më pak ndërtime në rajon.

Por pas shembjes së ndodhur në Ibë vitin e shkuar, kompania pretendon shtesë punimesh që kapin vlerën e 60 milionë eurove, pohojnë burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, duke tentuar të mbulojë me këtë rast edhe një pjesë të skontos që dha në tenderin e 2012-s. Kompania kulmoi me aktivitetin e saj në vitin 2013, ku shënoi një xhiro vjetore 8 miliardë lekë. Në vitin 2012, kompani raportoi xhiro vjetore në tatime 5.5 miliardë lekë dhe më 2014 vetëm 1.67 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2015 1.2 miliardë lekë./ Monitor

5 komente në “Autostrada e Elbasanit, grekët e AKTOR 54 mln euro borxhe ndaj furnitorëve dhe kreditorëve”

  1. Tema says:

    Greku , belgu.,armik të shqipërisë.

  2. Fori says:

    Ore ca na duhen ne borxhet e kompanise, rruga kur do mbaroje dhe nese se ben ky atehere le te vije tjetri se lane nam me kete rruge dhe po ashtu me bypass te Fierit.

  3. Arjan says:

    Po ju derdimene nga greku prisni Te ndertoje Shqiperine ,po ata jane mbytur ne borxhe ,plehra mongole kush nenshkruan me keta jevgjite larg nga Epiri .

  4. G says:

    Kush dreqin e ka lene mendja dhe i jep tendere ndertimi rrugesh ketyre jevgjiteve ketyre edhe rruget e veta ja beri Bota dhe keto duan te bejn rruget tona eshte te vesh duart ne koke per rrumpallen qe e ka zaptuar ate Shtet

  5. Arben says:

    NUK BEHET KOT STUDIMI I KOSTOS DHE NUK NXIRRET KOT NJE PREVENTIV PARAPRAK.

    KETA E MORREN TENDERIN DUKE DHENE OFERTEN 50% TE PREVENTIVIT PARAPRAK.

    TE GJITHE KOKEPALARET U GEZUAN, SEPSE KURSYEM PARATE, POR JA SI ERDHI REALITETI, PRAPE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK E PAGOI FATUREN.

    NUK DUHET TE LEJOHEN TE JEPEN TENDERA PER NDERTIM APO CFAREDO GJEJE, 50% TE KOSTOS, PASI JO PER GJE, POR PRAPE NE DO TA PAGUAJME, NE NJE FORME APO NJE TJETER.

    ATA QE KANE PER TE MARRE KETO 54 MLN EURO KAM PERSHTYPJEN SE JANE DREJT FALIMENTIMIT, SA PUNONJES KANE SHKURTUAR, INVESTIME KANE ANULUAR, E KESHTU ME RRADHE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HERORIK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje