OSHEE i është përgjigjur me një deklaratë për shtyp ish-kryeministrit Berisha, që sipas saj po tenton t’u hedhë hi në sy shqiptarëve, duke akuzuar operatorin se ka rritur pagat e drejtuesve të saj.
OSHEE sqaron opinionin publik se paga e Administratorit dhe ato të nivelit të lartë drejtues nuk kanë ndryshuar por janë të njëjtat paga të caktuara me Vendimin Nr. 21, datë 18.02.2013 të Entit Rregullator të Energjisë.
“Janë pagat e përcaktuara që në kohën kur qeveria drejtohej nga Partia Demokratike dhe Kryetar i ERE ishte Sokol Ramadani ndërsa Administrator i Shoqërisë së shpërndarjes së energjisë ishte Sahit Dollapi”.
Deklarata e plotë:
“Nuk është aspak çudi. Heshtën e nuk thanë asnjë fjalë për vrasjen barbare të elektricistit Zamir Velaj në krye të detyrës.
Pas katër ditë heshtjeje, spekulanti dixhital Sali Berisha i rikthehet sportit të zakonshëm ndërsa tenton tu hedhë hi syve shqiptarëve duke akuzuar OSHEE-në se ka rritur pagat e drejtuesve të saj.
Duke hedhur poshtë këto sajesa të qëllimshme, OSHEE sqaron opinionin publik se paga e Administratorit dhe ato të nivelit të lartë drejtues nuk kanë ndryshuar por janë të njëjtat paga të caktuara me Vendimin Nr. 21, datë 18.02.2013 të Entit Rregullator të Energjisë.
Janë pagat e përcaktuara që në kohën kur qeveria drejtohej nga Partia Demokratike e spekulantit dixhital dhe Kryetar i ERE ishte Sokol Ramadani ndërsa Administrator i Shoqërisë së shpërndarjes së energjisë ishte Sahit Dollapi.
Vërtet ka një element të ri. Ndryshe nga sot, në kohën kur qeverinë e drejtonte spekulanti dixhital, vendimet e Entit Rregulaltor të Energjisë me tabelat e pagave nuk publikoheshin as në faqen zyrtare të ERE-s dhe as në Fletoren Zyrtare.
Të vetmet paga që kanë ndryshuar me vendimin e fundit të qeverisë janë ato të punonjësve të terrenit që përballen çdo ditë me vështirësi e rreziqe në procesin e rikthimit të ligjshmërisë në sektori elektroenergjitik.
Në zbatim të Ligjit të ri të Sektorit të Energjisë Elektrike, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi Nr.574, datë 3.8.2016 “Për miratimin e trajtimit financiar të personave përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes sha”.
Fondi i pagave të shoqërisë në vitin 2016, pëson një rritje prej 28.73% në krahasim me vitin 2015. Nga ky fond, 98.46% e tij shkon për rritjen e nivelit të pagave për punonjësit e nivelit të ulët elektricist/faturist në drejtoritë rajonale dhe ato të tensionit të lartë.
Pjesa e rritjes në Drejtorinë e Përgjithshme parashikohet gjithashtu për pozicionet shofer, recepsionist, magazinier, teknik, dispecer, arkivist, operator.
Nuk ka me asnjë dyshim. Shqiptarët e kanë të qartë arsyen përse Partia Demokratike, tanimë e verbuar nga rimëkëmbja e sektorit elektroenergjitik kapet pas sajesave qesharake për të lëshuar baltë mbi Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Përfituesit e rritjes së pagave të ndara në pozicione pune në Drejtorinë e Përgjithshme dhe Drejtoritë Rajonale & Tensionit të Lartë”.
Genjeshtra e radhes qe ne kohen e PD nuk beheshin publike vendimet. me poshte linku i ERE ne kohen e Sokol Ramadanit qe ka publikuar vendimin online per publikun dhe ne fletore zyrtare.
http://ere.gov.al/doc/VENDIM_NR.9_2013.pdf
http://ere.gov.al/doc/VENDIM_NR.21_2013.pdf