Nafta dhe Gazi ne Shqiperi kane historine e vete shkencore, ekonomike si dhe ate te mendimit intelektual. Ne kete histori, pervec vlerave pozitive te zhvillimit per dekada te tera, te kesaj lloj industrie, perfshihet dhe ajo e shkaterrimit te saj, ne etapa te ndryshme mbas sistemit monist.
Eshte fakt, qe nga sistemi i kaluar ne trasheguam mjafte institute studimore, shkencore, projektuese dhe zbatuese ne dege te ndryshme te ekonomise tone. Ne ato u krye nje pune shume e madhe ne interés te ekonomise se vendit dhe kjo pune eshte e vertetuar dhe e dokumentuar zyrtarisht. Keto institute, ku punonin specialistet me te mire, njerez proaktive, te apasionuar per shkencen dhe tekniken, pergjithesonin eksperiencen me te mire bashkekohore nga te gjitha vendet e botes si dhe nga vendet me te zhvilluara, qofte vendet kapitaliste si dhe ato te ish-kampit socialist. Po ashtu, keto institucione siguronin kualifikime dhe marrje pervoje nga shkenca boterore edhe nepermjet marrjes pjese ne kongrese dhe specializime ne qendra e kompani te njohura te vendeve me te perparuara te botes. U deshen sakrifica te panumurta, si nga specialistet e thjeshte, qe e filluan punen si universitare dhe ata qe u ngjiten shkalle-shkalle ne nivele me te larta shkencore, te krahasueshme dhe me ate boterore ne Industrine e Naftes dhe te Gazit.
Keto institute, krijuan infrastrukturen e tyre intelektuale ne te gjithe vendin. Ato nuk ishin nje superstrukture e ndare nga aktiviteti i prodhimit, perkundrazi ato kishin nje lidhje te pazgjidhshme me prodhimin dhe me punonjesit qe punonin ne kete lloj aktiviteti. Per kete qellim u krijuan edhe te ashtuquajturat “byro teknologjike” ne cdo ndermarrje shpimi dhe prodhimi, parcela eksperimentale, grupe pune me specialistet e bazes, per te kryer studime e projektime te niveleve perkatese, qe kombinoheshin dhe qe ishin pjese e studimeve qe benin institutet e specializuara.
Po te pyetet se sa ishin shpenzimet qe beheshin ne keto institute, ne krahasim me kontributet qe jepnin ato ne jeten ekonomike te vendit, mund te themi se ky raport ka qene si patkoi qe mban peshen e kalit, e me gjithate, atyre vazhdon qe t’ju mungoj akoma pronesia intelektuale, statusi, dinjiteti i duhur, vleresimi i duhur dhe respekti i duhur.
Por, keto dy dekadat e fundit, keto institute bashke me “mjaltin e tyre” (specialistet), u fshine nga faqja e dheut.
Ne menyre graduale ato u asfiksuan, e deri sa u shuan perfundimisht. U fut ideja qe kete rol duhet ta luajne institucionet akademike dhe universitetet. Dhe Amerika e ka pasar kete ide para viteve 1960 te shekullit te kaluar, kur i quante Universitetet “krenari e shkences amerikane”, por shpejte e braktisi ate si jo rezultative, dhe shkencen, studimin dhe projektimin, e transferoi ne organizma te specializuara dhe me afer nevojave ekonomike, e me afer kompanive prodhuese.
Me kete pseudo ide, qe u hodh ne treg vetem per te shkaterruar institutet me ne krye “barbarin turk” te shkences shqiptare, ish Ministri i Arsimit dhe Kryetari i Grupit Ekspert per reformen institucionale kerkimore – shkencore z. Eqerem Tafaj, u arrit te zhduket ajo eksperience, qe vetem ata qe e kane krijuar ia dine vleren dhe rendesine e saj.
Specialistet qe perbenin eliten intelektuale te shkences dhe teknologjise, te studimit, edukimit profesional dhe te projektimit ne ish Institutin e Naftes dhe Gazit [ e ashtuquajtur me vone ish Qendra Kombetare Shkencore e Hidrokarbureve (Q.K.SH.H.) Fier)], u debuan dhe u syrgjynosen, duke marre arratine neper bote, si pulat, kur ne kotec ligjin e bene dhelpera. Themi te edukimit, sepse ne keto institute ishte grumbulluar ne nivelin me bashkekohor njohja me e plote, ajo qe nuk mesohet vetem ne librat, por nga proceset cfilitese e te komplikuara te studimit, projektimit, aplikimit, deshtimit dhe arritjeve, ajo qe ne termologjine aktuale quhet “eksperience” dhe qe eshte stadi me i larte i kompetences ne aplikim. E, nje gje e tille, aktualisht nuk ekziston më tek ne. Pra, kjo krijese e maturuar – me nje moshe rreth 50-vjecare, pesoi gradualisht svetënim, neneshtrim ndaj kesaj paradigme dhe sakatim te plote demeprures. Po ashtu, edhe laboratoret, edhe modelet, edhe praktikat industriale ne vend, u shkaterruan duke i vjedhur dhe nuk u lane te formatoheshin sipas kerkesave te kohes. Koha aktuale ka kerkesat e veta, ndaj instituteve, qofte ne pikepamje ekonomike dhe shkencore.
A mund te realizohet nje brez pa elite shkencore aplikative qe mund te zgjidh problemet operative dhe te perspektives per vendin, pa ata qe i kane bere gjerat me mendjen dhe me duarte e tyre? A mund te behet nje çirak mjeshter, pa pasur kujdestarine dhe udhezimet e mjeshtrit te tij paraardhes, qe te ecet perpara? Ky eshte nje apel i fuqishem qe eshte mbiquajtur me emerin mjafte domethenes “Rilindje”.
Kerkesat gjithnje ne rritje te ekonomise publike dhe asaj private, per rritjen e prodhimit te naftes dhe gazit ne vendin tone, shtrojne nevojen e zhvillimit te metejshem dhe zbatimit te punes kerkimore-shkencore ne te ardhmen.
Pare ne kete kontekst, krijmi i Institutit Shkencore te Hidrokarbureve ne Fier, si nje qender kerkimore-shkencore me vlera kombetare, qe do te organizonte dhe drejtonte tere veprimtarine studimore, projektuese e kerkimore-shkencore, per zbulimin dhe nxjerrjen e naftes dhe gazit ne te ardhmen, do te jete me te vertete nje rilindje per Industrine Shqiptare te Naftes dhe te Gazit ne vendin tone.
Si i tille, ai do te kete (ashtu si dhe ka patur me pare) autoritet studjues, projektues kerkimor-shkencor me te lart dhe te pazvendsueshem ne vendin tone, ne studimin, projektimin, kerkimin dhe shfrytezimin e vendburimeve te naftes dhe gazit. Ky institucion ka luajtur dhe do te luaj rolin keshillimor, konsulent e oponent per Organet dhe Institucionet Qendrore te Shtetit.
Ne kuadrin e pergjithshem te reformave ekonomike qe ndermori Qeveria ne fund te vitit 2006 dhe ne fillim te 2007, per institucionet kerkimore – shkencore, ristrukturimi dhe mbyllja e qendrave te ndryshme shkencore ne shkalle vendi (ku u perfshi dhe ish QKSHH Fier), ka qene nje prioritet i saj ne kuaderin gjoja te reduktimit te shpenzimeve administrative dhe riorganizimit te tyre prane Fakulteteve te Universitetit Tirane. Por ky ishte vetem nje shkak.
Ky veprim marramendes, te cilin e kundershtoi dhe Akademia e Shkences Shqiptare , nga varej direkt QKSHH Fier, nuk ishte asgje tjeter pervecse nje qendrim antikombetar, duke argumentuar si shkak te dyte (i cili ishte politik) se , kjo qender shkencore ishte bere “cerdhe e komunisteve”.
Ish Instituti i Naftes dhe Gazit (ish QKSHH) Fier, i pajisur me dije, kulture, profesionalizem dhe pergjegjesi, mbulonte me sherbimin gjeologjik dhe tekniko-teknologjik per kerkimin dhe shfrytezimin e rezervave te reja te naftes dhe gazit, pjesen me te madhe te territorit shqiptar per:
Ky institucion ishte institucioni i vetem autentik kerkimor-shkencor, qe vepronte ne Sektorin Energjitik Hidrokarbur ne Shqiperi.
Si rezultat i ketyre arritjeve, institucionet e mesiperme kerkimore – shkencore krijuan nje autoritet dhe kontribut shume te madh ne zbulimin e shfrytezimin e vendburimeve te naftes dhe gazit, per nivelin e tij cilesor dhe shkencor, ne te gjithe aktivitetin e kesaj lloj industrie, por edhe ne tere zhvillimin shkencor e ekonomik te vendit.
Ne keto institucione ka punuar nje grup i madh specialistesh dhe shkencetaresh, te kualifikuar te te gjitha fushave, me eksperience te trasheguar mbi 100 vjeçare, te cilet me punen e tyre kane dhene nje kontribut te çmuar ne zbulimin e vendburimeve te naftes dhe gazit ne Shqiperi, nje pjese e te cileve u denigruan dhe u persekutuan nga regjimi i kaluar.
Ngritja e Institutit Shkencor Hidrokarbur me vendndodhje ne Fier, si qender kerkimore –shkencore dhe projektuese, ne pershtatje me kerkesat e ekonomise se tregut, mbeshtetet :
Keto ishin disa nga arsyet kryesore qe argumentojne ngritjen e ketij institucioni te rendesishem e me shume vlere ne afersi te qytetit te Fierit. Kjo sepse disa specialiste qe kane emigruar Brenda vendit dhe qe tashem jetojne ne Tirane, ju intereson qe te jete ne Tirane, per ta perdorur ate si nje vendpunesim te ri per nje pjese te tyre dhe si vend rezerve per nje pjese tjeter qe aktualisht jane te punesuar. Kjo do te thote te ndertosh nje rafineri nafte ne Tirane, nderkohe qe shumica e vendburime kryesore ndodhen ne Qarkun e Fierit.
Pra, cdo tentative, tjeter per vendosjen e Institurtit Shkencor Hidrokarbur ne vende te tjera qe jane jashte qytetit te Fierit dhe larg vendburimeve te naftes, do te sillte pasoja negative, ashtu sikunder ndodhi kohet e fundit dhe me falimentimin e Kompanise “Armo” sh.a., si rrjedhoje e mos degjimit te zerit dhe mendimit naftetare.
Dihet qe aktualisht, nuk ka asnje Institucion qe te mbuloje aktivitetin e kerkimit shkencor (studime, projektime, zbatime ne kushte kantjerale etj. ) ne fushen e hidrokarbureve ne vendin tone. Po ashtu, theksojme se nuk ka asnjë vend ne bote, qe te jete prodhues i hidrokarbureve dhe te mos zhvilloj aktivitet kërkim-zbulimi dhe veprimtari studimore – shkencore e projektuese nepermjet institucioneve perkatese, te cilat disa vende i kane ngritur ato prane vendburimeve te naftes e gazit.
Mungesa e nje organizmi shkencor mbikqyres ndaj aktivitetit hidrokarbur qe zhvillojne kompanite e huaja koncensionare ne vendburimet tona (veç asaj te Albpetrolit), per monitorimin e disiplines tekniko-shkencor ne shfrytezimin e vendburimeve, ndjekjen e zbatimit te projekteve, studimeve, projektimin e futjen e te rejave bashkekohore etj, e ka keqesuar dhe po e keqeson gjithmone e me shume ecurine e aktivitetit te shfrytezimit te te gjithe vendburimeve tona te naftes. Sot, me mire se kushdo autoritet tjeter, kete rol mund t’a luaj dhe kryej vetem Instituti Shkencore i Hidrokarbureve, qe parashikohet te ngrihet me fondet e dhena prej 6 milion Euro ne forme granti, nga Qeveria Zvicerane.
Mos zbatimi i kritereve ekonomike te shfrytezimit te puseve (mjaft puse shfrytezohen nen debitin e kufirit ekonomik (dhe kjo, per arsye te ruajtjes te nje numuri te larte te fondit aktiv te tyre), bie ne kundershtim me konkluzionet dhe rekomandimet e nxjera ne studime dhe projekte te vecanta per kete qellim, nga institucionet dhe organizmat kerkimore-shkencore te Sektorit te Naftes.
Theksojme se ne Kanada, te gjitha kompanite qe kane License per zhvillimin e operacioneve hidrokarbure te naftes dhe gazit ne Provincen Alberta, duhet te ndjekin dhe zbatojne te gjitha ligjet, rregullat , rregulloret dhe kerkesat e miratuara nga shteti kanadez. Ne se ata nuk i zbatojne ato, ka pasoja te forta si:
Per sa me siper, rezulton se ne vendin tone, te gjitha vendburimet aktualisht shfrytrezohen pa projekte perpunimi. Ne keto kushte del e domosdoshme hartimi dhe zbatimi i projekteve te perpunimit per cdo vendburim, per shfrytezimin optimal te tyre.
Vlene te theksojme qe me futjen e kompanive koncensionare, shfrytezimi i vendburimeve ekzistuese te naftes eshte bere dhe vazhdon te behet ne menyre barbare prej tyre (pa projekte perpunim-shfrytezimi, duke zbatuar debite kritike prodhimi, parametra jo optimal shfrytezimi te shtresave naftembajtese te shoqeruara me mangesi serioze te dinamikes se procesit te shfrytezimit te vendburimeve (mos njohjes ne ecuri te gjendjes kontakteve uje-nafte , te vleres se depresioneve te shfrytezimit shtrese-fund pusi etj thyerje te disiplines tekniko-shkencore), duke sjelle per keto vendburime demtime ekonomike te kesaj pasurie strategjike, te pa imagjinueshme dhe dhe te paperseritshme ose te pa zvendesueshme.
Perveç ketyre, institucioni i mesiperm do te ndjeki edhe detyrat perkatese qe ka Albetroli lidhur me zbatimin e Projektit te gazsjellesit natyror Trans Adriatic Pipeline (TAP) ne vendin tone, per stokimin e gazit, shperndarjen e tij drej konsumatoreve publik e privat etj.
Ngritja e kesaj qendre me karakter studjues, projektues kerkimor-shkencor, keshillimor, konsulent e oponent, vec te tjerash do te beje te mundur qe per te gjithe fondin egzistues te naftes dhe gazit, te rifilloje sa me shpejt puna e nisur (qysh para vitit 2004), por e pa bitisur, per informatizimin (dixhitalizimin) e te dhenave kryesore per t’i bere ato me te perdoreshme dhe me efektive (pasi keto te dhena, po demtohen nga vjeterimi i gjate i tyre, mungesa e kushteve te ruajtjes etj), ne veçanti per kompanite e huaja qe do te afrohen ne rast privatizimi te Kompanise Albpetrol sh.a. ne te ardhmen.
Gjithashtu, ngritja e kesaj qendre shkencore per naften dhe gazin, per te zbuluar dhe zhvilluar blloqet e kerkimit dhe menaxhuar me se miri rezervat hidrokarbure ne vendin tone, perfshire dhe ato ne vendburimet ekzistuese te nxjerrjes se naftes, eshte teper e rendesishme dhe e vlefshme per Kompanine Albpetrol sh.a., per t’ju pershtatur nevojave te reja shkencore qe kerkon kjo situate aktuale ne kete fushe.
Disa nga veçorite me kryesore te kesaj qendre te re shkencore do te jene si me poshte:
– Rivleresimi i rezervave te naftes e gazit ne vendburimet ekzistuese me metodat bashkekohore per mbeshtetjen e investimeve perspektive ne keto vendburime ose per privatizimin e tyre.
– Hartimi i projekteve shkencore te perpunimit te vendburimeve te naftes e gazit per te realizuar nje koefiçient te larte dhe optimal naftedhenie (qysh prej vitit 1990, te gjitha vendburimet shfrytezohen pa projekte perpunimi).
– Hartimi i projekteve sipas normave te B.E. per infrastrukturen siperfaqsore te grumbullimit, trajtimit dhe transportit te naftes dhe gazit, duke zgjidhur problemet e ruajtjes se mjedisit.
– Bashkerendimi i punes ne zbatimin e projekteve per shfrytezimin e vendburimeve nga kompanite e huaja. Kryerja e ekspertizes apo oponencave se planeve te zhvillimit afatgjate dhe afatmesem, te hartuara prej tyre.
– Kontrolli i zbatimit te disiplines shkencore ne perpunimin e vendburimeve, nepermjet zhvillimit te analizave te ndryshme te shfrytezimit dhe matjeve kantjerale.
– Hartimi i projekteve dhe preventivave per shpimin e puseve te rinje te naftes e gazit dhe supervizimi i parametrave te percaktuara ne projekt.
– Administrimi dhe menaxhimi i te dhenave fondore te aktivitetit te kryer hidrokarbur.
Aktualisht ekziston nje fond te dhenash primare, studime, projekte, analiza, kampionatura te fushes se gjeologjise, gjeofizikes, sizmikes, shpimit, teknollogjise se nxjerrjes te naftes dhe gazit, gjeokimise, paleontologjise, petrogafise, infrastuktures se naftes dhe gazit etj, te krijuara gjate nje aktiviteti 42 vjeçar (deri ne momentin e mbylljes te ish Qendres Kombetare Shkencore te Hidrokarbureve Fier, ne vitin 2007) dhe te trasheguar, me vlere mbi nje miliard USD, i cili me ngritjen e kesaj qendre shkencore, efektiviteti nga perdorimi i ketyre te dhenave do te jete me i larte.
– Studime, oponenca, konsulenca dhe asistence teknike per organizmat shteterore ne zonat ku
kryejne aktivitet hidrokarbur kompanite e huaja te kerkimit dhe prodhimit te naftes dhe gazit.
– Publikime te artikujve ne revista e manuale me tematike sektorin energjitik hidrokarbur, duke dhene kontribut edhe ne kualifikimet e specialisteve te niveleve te ndryshme, pergatitjen e kuadrit te mesem teknik etj.
Si perfundim, theksojme dhe nje here, se per vete natyren e punes dhe rolin shume te rendesishem dhe unik qe ka ne ekonomine e vendit dhe ne Sektorin Hidrokarbur, ky institucion aplikativ e zhvillues, eshte e nevojshme qe ai, te jete kompakt dhe te rivendoset ne te njejten vendndodhje.
Pse ? Ne i kishim te gjitha institucionet e trasheguara nga dulla ! Pse sali serbi i shkaterroi te gjitha me ate cekun e tij te bardhe ?
Shqiperia ka nevoje per tere institucionet kerkimore shkencore qe kishim perpara 1992 dhe te hapen edhe te tjere. Shteti tashme ka aq para sa te paguaje kerkimin shkencor, qofte edhe modest, pasi po ecen ne erresire te plote dhe me vendimemarrje personale e diletante pa studime te thelluara e paraprake. Nje mendim shkencor ne fushen e ekonomise, politikes, kultures, arsimit etj. e ben vendin shume me te pasur ne tere drejtimet dhe veçanerisht ne njerez me te ditur.
Ky shkrim brilant i zotit ZOTO LESKA,eshte nje kamban alarmi per qeverine tone,si dhe per te gjithe specialistet e naftes kudo qe jane.Edhe une jame nje naftetar ne pension,dhe lexova me shume vemendje dhe keqardhje per ate qe percakton zoti LESKAJ,shfrytezimin barbar te vendburimeve ne vendin tone.I huaji eshte ne shtepine tone,dhe nuk i vjen keq se e shkaterron.Atyre qe u vjen keq jemi neve qe po shikojme me syte tane se si po na e shkaterrojne dhe bejme sehir,dhe nuk i themi gje.Konçesionaret jane te pashpirt.Jane barbar.Ata,me qe e din se sote jane dhe neser nuk dihet,shfrytezojne vendburimet,me metoda nga me shkatrrimtare,me qellim ,te marrim sa me shume nafte,te mbushim xhepat tane,pa shqiperia dhe populli shqipetare ne djall vafte.Kjo ndodh se qeveria shqipetare eshte e mefshet,injorante,ule kurrizin para firmave te huaja,ku ligjin e bejne ata dhe jo ne.
Institucionet shkencore ne vendin ton,dikur ne sistemin e kaluar, kane qene shume te organizuara dhe shume aktive.Puna e specialisteve tane ishte shume e madhe dhe e lavderueshme.Nuk mund te imagjinohej qe te shfrytezohej vendburimi pa nje regjim optimal teknologjik. Motoja ishte ” shfrytezojme vendburimin,qe te kemi nafte jo vetem sot,por edhe per 100 apo 200 vjete”.Kjo tregon se sa kujdes i madhe behej ne studimin,vleresimin dhe perdorimin me efiçence te plote vendburimete naftes kudo ne shqiperi.Pra edhe sote ato jane te domosdoshme,por te drejtohen nga vete specialistet shqipetare,dhe te punojne per te forcuar ekonomine e vendit ton.Konçesionaret po tallen me injorancen e qeveritareve tan.
Ti Zoto je pjese e asaj ushtrie qe rekrutoi krimineli I Vicidolit ne rradhet e para te partise fashiste PD kur shkaterruat nga themelet industrine e naftes bashke me institutin e gjeologjise dhe institutin e teknologjise. Keto shkaterrime makabre u bene duke I emeruar ato si “vepra komuniste” Nuk ke te drejte te besh moral.
Sakt Denis! Zotua me leket e naftetareve ,se bashku me Fejzullaun e disa te tjere shikuan ç’te perfitonin ndonje gje per vehten e tyre ,asnjeher per naftetaret .Deri ne Afroiken e Jugut kane harritur te shpenzoheshin gjaku dhe djersa e naftetareve nga keta moraliste
Ti Zoto je pjese e asaj ushtrie qe rekrutoi krimineli I Vicidolit ne rradhet e para te partise fashiste PD kur shkaterruat nga themelet industrine e naftes bashke me institutin e gjeologjise dhe institutin e teknologjise. Keto shkaterrime makabre u bene duke I emeruar ato si “vepra komuniste” Nuk ke te drejte te besh moral. Pastaj ku Ontario e ku Alberta. Mos fol gjera qe nuk I di.
Ky institut duhet te jete jo vetem per naften por edhe burimeve te tjera te energjise, vecanerisht atyre te rinovueshme. Nuk mund te hane te gjithe nga buxheti i shtetit edhe nga taxat e njerezve te thjesht. Ja pyesni nje here Sali Serbin edhe Gramoz Pashkon cfare mendimi kane.? Se po ka ndermend ta djegi perseri Saliu , nuk ja vlen..:)
Shkrim per te cilin ka mjaft rezerva per menyren e trashe te paraqitjes nga ana e autorit ,por ne veçanti edhe per vet autorin qe ne kushtet kur PD dhe qeveria Shqiptare merreshin me shkaterrimin e industrise se naftes dhe gazit ky zoteri nuk e hapi nje here gojen per punonjesit e naftes perfshi ketu edhe inxhinieret e ketyre instituteve dhe vete institutet i moren ne perkembe keta te ashtuquajtur drejtues sindikaliste te cilet xhvaten nga djersa e naftetareve si edhe vete qeveria te cilen ai e kritikon pasi ishte ortak me te ,
Sot kur lexon kete shkrim ,perveç se irriton çdo naftetar qe e ka njohur dhe vuajtur kete shkaterrim nuk gjen asgje tjeter qe te jape ndonje ide perveç enderres qe ende autori te beje kariere ne ndonje zgeqe te qete per te gezuar privilegje morale sepse materialet i ka gezuar per vite te tera
Instituti duhet te behet vetem ne Tirane, ku eshte elita e eksperteve te naftes.
Autori i kesaj analize eshte nje nder specialsitet me te pergatitur te inxhierise se nenetokes se vendburimeve te naftes ne shqiperi. Instituti i Naftes i ngritur me shume mund e djerse kishte nje armate shkencore te fushes se kerkimit te hidrokaarbureve te krahasueshme me institucionet e vendeve me te zhvilluar ne bote si te Frances dhe Amerikes. Kete e them me kopetence dhe ka plote shembuj nga antere te ketij instituti qe sote jane punonjes shkencor te kompanive te medhaja te Frances, Gjermanise dhe Amerikes. Po qe se ka ndonje kuriozitet jam gati qe me lejen e seicilit te botoj liste e emrave. Shkaterrimi makaber u be per qellime politike dhe vjedhje masive te pasurise se ketij populli. Ne kohen para viteve 1990 drejtuesit ishin komuniste por ne radhe te pare ishin shkencetare te respektuar. Kete e tregon fakti qe dhe sote punojne ne kompani te medhaja perendimore ne profesiinin e tyre. Mund te jepeshin leje per kerkimin ne fusha te pa exploruara por dhenia e vendburimeve kompanive te huaja eshte krim, KRIM. Si mund te jepet vend burimi???!!!. Vetem nje shtet kriminel mund ta beje kete dhe fakti eshte qe e beri dhe sote vidhet hapur pasuria kombetare . Personalishte mbeshtes analizen e autorit dhe jam gati te kthehem nqs ky institut ngrihet perseri. Ko eshte nje domosdoshmeri jetike kombetare. Ju bej thirrjeve politikes Shqipetare te cdo krahu nqs keni ne dejet tuaj pake gjak shqipetari, vini dore ne shkence se e keni kthyer vendin ne “shkencetare, dru me pre”.
Me respekte, ish antare i keti Instituti
I lutem redaksise se gazetes ta botoj komentin time
RESPEKTE I TE GJITHE NAFTETARVE PER ZOTON,MBETESH NJE NJERI PERHER I RESPEKTUAR,TE PERSHENDES PER KETE TEME KAQ TE PREKSHME,RESPEKTE.
O ZOT, O ZOT, KUSH PASKA MBETUR TE FLASE PER NAFTEN.
Artikull shkruesi sic thone na paska qene pjese e qeverise qe shkaterroi Institutet e naftes dhe sot na thote t’i ngrehim pereseri ate qe prishi ai me qeverine ku punonte. Na ben nje shkrim per ringritjen e Institutit dridhe e perdridhe . Megjithate para disa muajesh qeveria e sotme njoftoi se do ngrinte Institutin e naftes, pse ende nuk eshte ngritur? Apo mos e kan lene per ne fushaten e ardhshme te zgjedhjeve ku do te dali Gjiknuri e do perserisi se do te krijojme Institutin e naftes ne qeverine e ardhshme e keshtu me radhe. Edhe ne raste te ngritjes se Institutit te naftes ai nuk do te arrij kurr te realizoj permbajtjen dhe arritjet e Instituteve qe u shkaterruan nga vikinget, ostrogotet,vandalet.Per ringritjen e Institutit mungojne shume element te domosdoshem qe u shkaterruan dhe disa koha i ka vjeteruar e paaftesuar.
ZOTO RESPEKTE PER ARTIKULLIN. DOMOSDOSHMERIA E NGRITJES SE INSTITUCIONIT SHKENCOR PER KERKIMIN DHE SHFRYTEZIMIN E HIDROKARBUREVE , TE NENTOKES TONE ESHTE E PADISKUTUSHME POR NUK E TEPROJ TE THEKSOJ SE ESHTE EMERGJENTE. QEVERIA JONE VETEM KUR TE KET INSTITUCIONET SHKENCORE SHQIPTARE PER NAFTEN- GAZIN E MINERALET NE TERESI DO TE JETE NE GJENDJE TE PERLLOGARIS PERFITIMET E MUNGUARA TE EKONOMISE SONE SOT.
FAKTI QE SOT VENDBURIMET TONA TE NAFTES SHFRYTEZOHEN PREJ KOMPANIVE TE HUAJA KONCESIONARE PERBEN NJE ARSYE ME SHUME PER DOMOSDOSHMERINE E INSTITUCIONIT SHKENCOR SHQIPTAR PER NAFTEN.
UNE I MIREKUPTOJ VESHTIRESITE PER RINGRITJEN E INSTITUTIT TE NAFTES E GAZIT ,PAS SHKATERRIMIT TOTAL TE TIJ , SIDOMOS PAS VITIT 2006. POR E PAMUNDUR NUK ESHTE DHE NUK DUHET HUMBUR ME KOHE. SHQIPERIA NUK ESHTE ME AJO E VITEVE ‘ 90 APO 2006-2012. QEVERIA DUHET TE VLERESOJ SE ”RILINDJA E INSTITUCIONIT SHKENCOR TE NAFTES ” ,DO TE THOTE:
MONITORIM I SHFRYTEZIMIT ME KRITERE SHKENCORE TE VENDBURIMEVE TONA.,IMPAKT NEGATIV -MJEDISOR SA ME TE VOGEL ETJ… E NE ANALIZE TE FUNDIT, –DO TE SJELL ME SHUME TE ARDHURA NGA SHFRYTEZIMI I NAFTES PER EKONOMINE .
FTOJ TE GJITHE NAFTETARET ,SIDOMOS SPECIALISTET (EDHE ATA NE EMIGRACION) QE TE SHPREHIN MENDIMET E TYRE PER KETE CESHTJE JETIKE PER INDUSTRINE E NAFTES E GAZIT.
Ky gjoja Institut do të jetë një grup specialistësh nafte (specialistë vendburimesh), që do i sherbej qeverisë për gjoja ekspertizë. Ky farë Instituti do i tregoj popullit se nafta jone nuk po grabitet, se fushat e naftes nuk po dëmtohen nga kompanitë e huaja, se mjedisi nuk po ndotet etj. Qeveria do i thotë popullit: Ja, kemi kontrolle të rrepta, kemi Institut shkencor, nuk jemi si qeveria “Berisha”…..Ky gjoja Institut nuk ngjan fare me ish Institutin e Kerkimeve të Naftës në Fier. Ky farë instituti nuk do te merret fare me kerkime dhe projektime shpimesh për naftë dhe gaz. Ky Institut do i shërbej mashtrimeve të qeverisë. Grabitja e naftës do të vazhdojë. Shqiptarët e varfër dhe pa punë do të braktisin Shqipërinë…
Kaba.
Me ka bere pershtypje te thelle artikulli i z. Zoto, nje ze per tu inkurajuar. Nuk jam i fushes se naftes, por i infrastruktures se transportit (rruge, h/udha, porte, aeroporte) ku shteti eshte i detyruar te shpenzoje dhe investoje, per ndertim dhe mirmbajtje shuma astronomike (me shume se gjysme e investimeve totale te tij cdo vit). Nderkohe keto investime jane pothuaj krejtesisht jasht kontrollit, jasht standarteve ne shumicen e projektve dhe jashte rregullave te ndertimit dhe te mbikqyrjes. Edhe ne kete fushe te ndertimeve te infrastruktures, ish institutet u shkateruan dhe sigurisht, ne menyren sic ishin strukturuar, nuk mund ti rezistonin Ekonomise se Tregut. Tani ato duhen ristrukturuar dhe kjo eshte normale dhe madje domosdoshmeri, perndryshe Shqiperia do te mbetet nje vend varfanjak dhe i leckosur. Por…kjo eshte e rendesishme… kapitalizmi dhe Ekonomia e Tregut i ka zgjidhur keto probleme. Le te ndiqet vetem eksperienca e vendeve, madje edhe atyre jo me te zhvilluarat, por dhe te atyre qe shkojne seriozisht drejt zhvillimit. Dhe zgjidhja eshte shume e thjeshte, pragmatiste shume e sukseseshme ne shumicen e vendeve. Kete i sugjeroj edhe artikullshkruesit. Detajet, te cilat eshte veshtire ti paraqes ketu, jam i gatshem t’ja sugjeroj kudo dhe kurdohere qe te jete e mundur: jane te thjeshta, universale (dua te them per te gjitha fushat e ekonomise) dhe shume racionale, mjafton nje vullnet politik. Por jo vullnet politik si ai i qe adresoi ne menyre katastrofike shkencen dhe zhvillim shkencor tek Universitetet, por pikerisht tek institucionet e verteta shkencore dhe te prodhimit. Perndryshe do te mbetemi, sic jemi ne fakt vendi i 193 ne bote (nga 205 vende qe ka bota) ne kontributin e GDP-se per shkencen dhe teknologjine dhe ne kete linje gjithmone do te mbetemi, me vjen keq qe e them, “barkthate dhe brekegrisur”, nje vend i varfer dhe i mbaruar.