Në zbatim të Ligjit të ri të Sektorit të Energjisë Elektrike, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi Nr.574, datë 3.8.2016 “Për miratimin e trajtimit financiar të personave përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes sha”.Fondi i pagave të shoqërisë në vitin 2016, pëson një rritje prej 28.73% në krahasim me vitin 2015. Nga ky fond, 98.46% e tij shkon për rritjen e nivelit të pagave për punonjësit e nivelit të ulët në drejtoritë rajonale dhe ato të tensionit të lartë. Pjesa e rritjes në Drejtorinë e Përgjithshme parashikohet gjithashtu për pozicionet shofer, recepsionist, magazinier, teknik, dispecer, arkivist, operator.
Pagat e nivelit të lartë menaxhues të kompanisë nuk ndryshojnë. Ato mbeten të njëjtat e caktuara që në vendimin Nr.21, datë 18.02.2013 të Entit Rregullator të Energjisë.
OSHEE vlerëson se skema e re e pagave do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e performancës së shoqërisë për vitin 2016. Personeli do të motivohet për performancë më të mirë si dhe për përmirësimin e mëtejshëm të produktivitetit e rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve. OSHEE beson se rritja e kompensimit financiar të punonjësve shkon paralel me reflektimin e rritjes së treguesve financiarë të shoqërisë.
Përfituesit e rritjes së pagave të ndara në pozicione pune në Drejtorinë e Përgjithshme dhe Drejtoritë Rajonale & Tensionit të Lartë
Rritjani edhe drejtuesve ne Elbasan se e mbaruan magazinen e shiten. Rroga I ka mbetur tani, nuk jane mesuar keshtu. Po deshet pyesni auditin qe iku nga syte kembet I percjelle me “perzemersi” nga MAÇI prej Peqini. Ka edhe nje HOXHA qe e ropi krimi ekonomik. Edhe DURIM TEQJA aty fshihet se e kishte nje karte bankomati eshe ai I ziu, pavarsisht se ku punonte. Djem trima , nuk I dridhet syri per leke “Ne kemi ATE” dhe benin shenje per nje te gjate