Pas raportit sekret të Kontrollit të Lartë të Shtetit të publikuar pak ditë më parë për skandalin në thesarin e Bankës së Shqipërisë ku shuma e vjedhur nuk ishte 713 mln lekë, por 21 milionë euro ka reaguar Kryetari i Komisionit të Ekonomisë.
Braçe deklaron se nuk ka marrë asnjë raport por njofton se në shtator do të thërrasë për raportim Guvernatorin Gent Sejko dhe kreun e KLSH, Leskaj, ndërsa do të vendosë në dijeni prokurorinë për abuzimet e pretenduara.
Edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mohoi të ketë marrë një raport sekret nga KLSH për shumën e vjedhur në thesarin e shtetit.
Media publikoi një raport sekret të Kontrollit të Lartë të Shtetit të mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme dhe 5 institucione të tjera, hedh dritë mbi megaskandalin e vjedhjes së parave në Thesarin e Bankës së Shqipërisë.
Raporti hedh dritë mbi shifrën e saktë të vjedhjes, ku KLSH ka zbuluar se nuk bëhet fjalë për shifrën prej 713 milionë lekë të reja, siç deklaroi ish-guvernatori Fullani, por për 2.9 miliard lekë, e përkthyer kjo në 21 milion euro që mungonin në thesarin e Bankës së Shqipërisë.
Në datë 8 gusht një sasi prej 10 milion lekë të reja, 50 mijë euro dhe 30 mijë dollar, janë grabitur nga kasaforta e nëndheshme e filialit të Bankës Kombëtare Tregtare që ndodhet në qendër të Tiranës, në zonën e ish-Bllokut.
Po citojmë të plotë postimin e Braçes në rrjetet sociale:
Për raportimin e KLSH mbi ish-bankën e Fullanit, sigurinë fizike të bankave dhe shpifjet ordinere të Eduard Palokës!
Dua te them tre gjera;
E para,
per here te dyte sot, po degjoj per nje raport sekret te KLSH-kete here nga Top Channel, per nje ceshtje qe ka ne thelb miradministrim e Bankes se Shqiperise deri ne vitin 2014.
Dua te bej me dije se, une ne cilesine e kryetarit te komisionit te Ekonomise ne Kuvend por edhe komisioni, nuk kane marre kurre nga KLSH nje raport te tille apo me permbajtje te tille.
Por as KLSH, institucion i cili, ne baze te ligjit ka te drejten te njoftoje apo kerkoje seance te posacme ne komision per nje raport kontrolli lidhur me ceshtje te ndjeshme, nuk e ka kerkuar nje gje te tille per kete ceshtje konkrete ne komision.
Nisur nga sa me siper, po u bej me dije se, do i propozoj komisionit qe ne javen e pare te shtatorit, kryetari i KLSH dhe Guvernatori aktual i Bankes se Shqiperise, te jene ne nje seance te posacme ne komisionin e Ekonomise per kete raport, problematiken, vendimmarrjen ne ate periudhe te Keshillit Mbikqyres dhe Guvernatorit, venien ne dijeni te prokurorise per abuzimet e pretenduara nga KLSH.
E dyta,
sapo pashe nje publikim te ri lidhur me grabitjen e nje banke ne zonen e ish bllokut ne Tirane.
Nisur nga rastet e perseritura se fundi, me shqeteson ajo qe kudo po nenvizohet si problematike-siguria (jo nga pikpamja financiare-ska asnje rrezik ne kete aspekt) e vete bankave, standardet e sistemeve te sigurise ne banka, rritja e nivelit te sigurise ne nje kohe sa me te shpejte, duke ripare edhe nje here nje mori me standarde qe e bejne te mundur kete.
Nisur nga sa me siper, mendoj se behet i domosdoshem nje proces i ri komunikimi dhe bashkepunimi me Guvernatorin e Bankes se Shqiperise, Shoqaten e Bankave, ministrin e Financave, ministrin e Brendshem; duke nisur nga java e pare e shtatorit kjo eshte ceshtje primare per punen qe bej.
E treta,
u be e disata here qe Eduard Paloka-nje shpifes banal dhe i denuar per shpifje, permend emrin tim duke me lidhur kete here me drogen.
Ka nje popull te tere qe me njeh dhe e ndan fare mire, thjesht edhe duke na pare se kush ka lidhje me hashashin, heroinen, kokainen, alkoolin, makinat e vjedhura, parate e pista, tritolin e te tjera, une apo Paloka. Ndaj s’me shqeteson kjo.
Me shqeteson llumi qe Eduard Paloka dhe nje cete kriminale ne PD hedh mbi kedo, pa u menduar fare dhe me nje guxim te vertete kriminal-pa asnje prove.
Keshtu qe kam vendosur ta padis kete shpifes banal; te vi ne gjykate, dhe te provoje cdo shpifje ndaj meje.
Shprehja, “une thjesht e lexova si ma dhane”, nuk tolerohet me.
Une nuk kam shpifje ne fakt, une kam dosje, dosje te operativeve te sherbimeve policore dhe sherbimit sekret per lidhjet e nje trafikanti droge me politikane shqiptare, tre prej te cileve ne
Kuvend sot.
Mbase eshte rast i mire per ta bere publike, ne gjykate akoma me mire.
O BRACE,
Deputetet shqiptare, padallim, nuk jane asgje me shume se sa – hije qe ecin nga biznesi te parlamenti dhe anasjelltas. Aferim sana.